By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Daneva: Kuvendi shpeshherë mbyllë sytë përballë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Daneva: Kuvendi shpeshherë mbyllë sytë përballë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese
Maqedoni

Daneva: Kuvendi shpeshherë mbyllë sytë përballë vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

admin
Last updated: 03/09/2025 10:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Kuvendi jo gjithmonë i merr parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për harmonizim të ligjeve në pajtueshmëri me Kushtetutën. Kështu deklaroi, Ana Pavllovska Daneva nga Gjykata Kushtetuese, e cila nënvizon se duhet të merren parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias, ku theksohet se heshtja e ligjvënësit përbën rrezikim të së drejtës kushtetuese në shtet.

“Për fat të keq ndonjëherë na dalin në ndihmë në kohë, ndonjëherë me vonesa të mëdha, e ndonjëherë nuk dalin fare në ndihmë, respektivisht ligjvënësi nuk e respekton afatin që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe në atë rast hapet dilema, a të shfuqizohet ligji dhe me të të shkaktohet zbrazëtirë ligjore, që ndonjëherë ajo u konvenon politikanëve, ose ta prolongojmë atë afat në heshtje dhe të presim që ligjvënësi vet të harmonizojë”, deklaroi Ana Pavllovska Daneva, gjykatëse Kushtetuese.

Në këtë rast ajo përmendi Kodin Zgjedhor dhe Kodin Penal, duke theksuar se Kuvendi do të duhej të veprojë në pajtueshmëri me vendimet e kushtetueses.

“Ne presim që menjëherë pas zgjedhjeve kodi penal do të hyjë në procedurë, në pajtueshmëri me vendimin tonë për të filluar procedurë, që të mos vendosemi në një situatë që të shfuqizojmë në dëm të interesit publik dhe ta sjellim shtetin që të mos ketë vepra të tilla penale. Them ndoshta disa politikanë, hipotetikisht, mund edhe të dëshirojnë një gjë të tillë, por ne nuk do të donim që kjo të ndodh, prandaj e paralajmërojmë opinionin, kuptohet edhe politikanët dhe ligjvënësin për një mundësi të tillë”, tha Ana Pavllovska Daneva, gjykatëse Kushtetuese.

Kohë më parë Gjykata Kushtetuese, kërkoi që Kuvendi të rishikojë dispozitat e Kodit Penal, që kanë të bëjnë me vjetërsimin e shpejtë të lëndëve për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ndryshime të cilat u kritikuan edhe nga BE-ja. Kurse muaj më vonë, u shfuqizuan dispozita të Kodit Zgjedhor, të cilat lanë zbrazëtirë ligjore rreth kritereve për kandidaturat e pavarura në zgjedhje. Qëndrimet u thanë në Konventën kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut për gjyqësorin dhe të drejtat bazë, ku folësit porositën që as e drejta Kushtetuese dhe as Kushtetuta, nuk duhet të përdoren për politika. /Alsat.mk

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hungarezit i kapën katër lloje droge në tentativë për të hyrë në Maqedoni
Next Article Klinaku dhe Selmani mohojnë akuzat për kanosje ndaj Kurtit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?