By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me paraqitjen e ekspertizave psikiatrike për Rade Trajkovskin vazhdon gjykimi për rastin “Shtekli”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me paraqitjen e ekspertizave psikiatrike për Rade Trajkovskin vazhdon gjykimi për rastin “Shtekli”
Maqedoni

Me paraqitjen e ekspertizave psikiatrike për Rade Trajkovskin vazhdon gjykimi për rastin “Shtekli”

admin
Last updated: 03/09/2025 10:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator  – Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Shtekli”, në lidhje me shitjen e organizuar të drogës në lagjen Aerodrom, para Gjykatës Themelore Penale Shkup duhet të paraqiten ekspertizat psikiatrike të dorëzuara nga mbrojtja dhe prokuroria për të akuzuarin Rade Trajkovski – Shtekli. 

Mbrojtja thotë se Trajkovski vuan nga çrregullime me tipare skizofrenike, ka halucinacione dhe ide paranojake, dhe nuk është i aftë ta ndjekë procedurën gjyqësore. Përkundrazi, prokuroria dorëzoi ekspertizë në të cilën bëhet e ditur se ai është apsikotik dhe i aftë të marrë pjesë në debat. 

Gjykatësi Ilia Trpkov në seancën e kaluar paralajmëroi se do t’i thërrasë ekspertët nga të dyja anët që të përballet me mendimet e tyre, pas çka Gjykata do të vendosë cilës ekspertizë do t’i besojë, ose do të urdhërojë ekspertizë të re psikiatrike nëse paraqitet nevoja. 

Në seancën e kaluar, katër të akuzuar – Danço Masev, Dimitar Trajkov, Vladimir Veselinovski dhe Branisllav Zajkov – parashtruan propozim për pranimin e fajit, pas çka gjykata mori vendim për ndarjen e procedurës penale. 

Akuza, e parashtruar nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, përfshin gjithsej 10 persona, pas hetimit gati se një vjeçar në të cilin ishin zbatuar masa të posaçme hetuese. Fillimisht ishin përfshirë 16 persona, prej të cilëve shtatë tashmë lidhën marrëveshje dhe morën dënime me burg prej 3 deri 3,4 vjet. 

Sipas prokurorisë, grupi ishte organizuar mirë, me role të përcaktuara qartë – nga furnizimi deri në shitjen e kokainës dhe mariuhanës. Droga ruhej në banesa të mara me qira, ndërsa shitej me çmime nga 4.500 deri 6.000 denarë për gram kokainë dhe 200 deri 300 denarë për gram mariuhanë. Komunikimi zhvillohet përmes aplikacionit Snapchat, ndërsa dëshmi kyçe ishin siguruar përmes sistemit „Cellebrite“ për analizë të telefonave mobilë, donacion nga SHBA-ja.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Gjykatën penale vazhdon gjykimi kundër babait të Vasill Jovanovit
Next Article Takime të Mucunskit me ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe të Sllovakisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?