By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Agjencitë e lajmeve e shkruajnë faqen e parë të së vërtetës, krijojnë memorie publike, ndërtojnë besim dhe e ruajnë demokracinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Agjencitë e lajmeve e shkruajnë faqen e parë të së vërtetës, krijojnë memorie publike, ndërtojnë besim dhe e ruajnë demokracinë
Maqedoni

Mickoski: Agjencitë e lajmeve e shkruajnë faqen e parë të së vërtetës, krijojnë memorie publike, ndërtojnë besim dhe e ruajnë demokracinë

admin
Last updated: 03/09/2025 11:59
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Agjencitë e lajmeve për çdo ditë e shkruajnë faqen e parë të së vërtetës. Puna juaj nuk është vetëm transmetimi i lajmeve, por krijimi i memories publike, ndërtimi i besimit dhe ruajtja e demokracisë në jetë. Sot më shumë se kurrë mediat janë shtyllë e demokracisë, në kushte të lidhjes globale ato jo vetëm që informojnë, por edhe inspirojnë, bashkojnë dhe krijojnë klimë për prosperitet. 

Këtë e porositi kryeministri Hristian Mickoski në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të 33-të të Asociacionit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve – Evropa Juglindore (ABNA-EJL), e cila mbahet sot në Shkup, në organizim të Agjencisë Informative – Mediatike – MIA. 

“Në kohë sfidash ekonomike dhe sociale, kur qytetarët kërkojnë siguri dhe shpresë, mediat janë ato që mund të përcjellin një vizion, të shpjegojnë reformat dhe të nxisin debatin publik. Vendi ynë qëndron fort në qëndrimin se nuk ka shoqëri demokratike pa media të lira. Liria e fjalës është vlerë themelore dhe ne jemi të vendosur ta promovojmë atë dhe të garantojmë hapësirë ​​ku çdo gazetar mund të pyesë, të hetojë dhe të publikojë lirisht pa presion dhe frikë. E vërteta duhet të jetë më e rëndësishme se çdo pushtet politik ose ekonomik”, theksoi Mickoski.

Por, në epokën e digjitalizimit dhe rrjeteve sociale, theksoi kryeministri, dezinfomtatat janë si virus, përhapen shpejt krijojnë mosbesim dhe mund ta minojnë besimin. 

“Qeveria jonë nxit dhe inkurajon debat, të jemi shembull me qëllim që t’i aftësojmë gjeneratat e reja që në mënyrë kritike t’i njohin dhe analizojnë burimet e informacioneve”, porositi Mickoski. 

Ballkani dhe EJL, siç theksoi, një kohë të gjatë ishin simbol i ndarjeve dhe konflikteve, por sot kemi detyrë të re që të jemi simbol i bashkëpunimit dhe prosperitetit, ndërsa mediat mund të jenë ura në mesin e vendeve tona. 

“Dëshiroj të përkujtoj se nisma për shkëmbim rajonal të lajmeve, në mesin e agjencive të lajmeve që tashmë jep rezultat. Kur qytetarët tanë do të lexojnë lajme pozitive nga fqinjësia, atëherë paragjykimet rrënohen, ndërsa miqësitë ndërtohen”, porositi Mickoski. 

Dezinformatat dhe kritikat e pabaza, theksoi, janë sfida më e madhe për skenën mediatike dhe vetë demokracinë. 

“Dallimi midis kritikës konstruktive dhe dezinformimit është po aq i madh sa demokracia dhe manipulimi. Qeveria jonë nuk do ta heshtë kritikën, por nuk do të lejojë që gënjeshtrat të bëhen normë. Kjo është arsyeja pse po investojmë në njohuritë mediatike dhe po inkurajojmë median profesionale. Qeveria është e vendosur të jetë partnere e mediave. Po punojmë shumë për të përmirësuar kushtet dhe profesionalizmin dhe për të inkurajuar bashkëpunimin rajonal”, tha Mickoski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme, u mbajt konferenca në temën “Përcaktimi i së vërtetës në gazetari”, të cilën e hapi drejtori i përgjithshëm i MIA-s, Darko Janevski. 

“Tema e së vërtetës në gazetari. Një problem dhe një detyrë që ka ekzistuar që nga fillimet e profesionit tonë, për disa një punë e bukur, për disa një punë shumë e vështirë dhe e mundimshme, por që jep kënaqësi të jashtëzakonshme kur më në fund ke një rezultat të suksesshëm. Prandaj, detyra e gazetarisë moderne nuk është vetëm të informojë, por edhe të zbulojë të vërtetën. Të demaskojë gënjeshtrën dhe t’ia ofrojë të gjithën qytetarit. Të rrisë ndërgjegjësimin e tij, të përmirësojë jetën e tij. Duhet të përpiqemi për pak më shumë. Të jemi më të guximshëm. Po, kjo mbart edhe rrezikun e gabimit, por a ka profesion në të cilin nuk ka rrezik gabimi”, tha Janevski.

Në Asamblenë e 33-të të përgjithshme të ABNA-EJL në Shkup marrin pjesë krerët e agjencive kombëtare të lajmeve nga Ballkani, Mesdheu dhe Evropa ose përfaqësuesit e tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Vendimi që Agjencia Informative Mediatike– MIA të jetë nikoqire e Asamblesë së 33-të të Përgjithshme u mor vitin e kaluar në Asamblenë e 32-të të Përgjithshme të mbajtur në Stamboll, të organizuar nga agjencia kombëtare turke e lajmeve Anadollia.

Në ABNA-EJL anëtarë janë 12 agjenci të lajmeve – MIA, ATA, Anadolia, FENA, BTA, HINA, CNA, ANA-MPA, Kosova pres, Mina, Axherpres dhe ANSA. 

Në Asamblenë e 30-të të Përgjithshme, e cila u mbajt në Burgas në vitin 2022, ABNA-EJL nga një organizatë joformale, e cila funksionin prej më shumë se 30 vitesh, u shndërrua edhe në një Asociacion formal, e regjistruar si person juridik, me Statutin e vet dhe rregullat e sjelljes për të gjithë anëtarët, si dhe kriteret që duhet të përmbushin ata që duan të bëhen pjesë e këtij Asociacioni në të ardhmen. Në takimin në Burgas u votua për Statutin, i cili u krijua në bazë të dokumentit ligjor të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve, me çka në fakt ABNA-EJL në punën e saj afrohet drejt standardeve evropiane dhe rregullave të Bashkimit Evropian. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kina përkujton Ditën e Fitores
Next Article Mucunski për vizitë pune në Zvicër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?