By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë fitoret Listës Serbe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë fitoret Listës Serbe
Maqedoni

Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë fitoret Listës Serbe

admin
Last updated: 03/09/2025 13:04
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Eugen Cakolli nga KDI në një postim në Facebook ka thënë se po u jepet mundësi sabotuesve të paraqiten si të sabotuar.

“Përtej problemeve të tjera procedurale, po tentohet të etablohet ideja se Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Në të kundërtën, komuniteteve gjoja do t’u jepej “e drejta e vetos” në konstituimin e Kuvendit. Por nëse kjo do të merrej si standard, atëherë parimisht, jo vetëm komunitetet, por secili grup parlamentar me të drejtë propozimi për nënkryetar do të kishte fuqi bllokuese.”

Ai ka thënë se pozitat e rezervuara nuk janë privilegje absolute por pjesë e një arkitekture të ndërtuar për gjithëpërfshirje, pa e cenuar funksionalitetin institucional.

“Ky është një interpretim i shtrembëruar i frymës kushtetuese dhe parimeve të parlamentarizmit. Pozitat e “rezervuara” nuk janë privilegje absolute, por pjesë e një arkitekture të ndërtuar për gjithëpërfshirje – pa cenuar funksionalitetin institucional. E drejta për përfaqësim nuk është e pakufizuar, por as nuk mund të degradohet përmes mosveprimit apo refuzimit politik nga shumica.”

Cakolli ka thënë se sot pakicat nuk po e bojkotojnë ose abuzojnë të drejtën e përfaqësimit në kryesinë e kuvendit, por partitë e shumicës po e refuzojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve serbë.

“Sot nuk jemi përballë një rasti ku komunitetet po bojkotojnë apo abuzojnë me të drejtën e përfaqësimit në Kryesinë e Kuvendit – sepse atëherë situata dhe pasojat do të ishin tjera. Përkundrazi, janë përfaqësuesit e shumicës (shqiptare), e sidomos LVV-ja, që po refuzojnë të votojnë kandidatin e propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, në përputhje me rregullat, frymën dhe precedentët kushtetues. Për më tepër, kjo praktikë ka funksionuar për vite me radhë pa u politizuar në këtë mënyrë. Po të ndodhte që ndonjë komunitet të keqpërdorte si bllokim mekanizmin e përfaqësimit, atëherë shumica (shqiptare) do të kishte plotësisht të drejtë të reagonte – institucionalisht, politikisht, madje edhe me mirëkuptim ndërkombëtar. Por jo sot, kur kjo rrëshqitje na kushton.”

Ai ka thënë se nëse është kjo një strategji politike, atëherë është e dobët.

“Në vend që kjo çështje të zgjidhej politikisht – siç është zgjidhur gjithmonë – ajo është shtyrë në mënyrë të panevojshme drejt Gjykatës Kushtetuese. E aty, rreziku i një konstatimi për shkelje të të drejtave të përfaqësimit të komuniteteve në Kryesi është evident. Veçse tashmë me dëm të shkaktuar në raport me moralizimin e Listën Serbe si palë e “dëmtuar” – përkundër destruktivitetit të saj. Nëse e gjithë kjo është një strategji politike, është e dobët. Nëse jo, edhe më keq, është mungesë e vizionit shtetformues. Sepse juridikisht jemi në terren të pafavorshëm, ndërsa politikisht e kemi humbur prej kohësh mbështetjen e atyre që presin nga ne shtet të përgjegjshëm në raport me pakicat.”

Në fund ai ka thënë se nganjëherë me penalti e herë më autogola, po i servohen Listës Serbe fitoret.

“Në fund, mos të harrojmë se akuza më e shpeshtë në situata të tilla – dhe edhe ndaj postimeve si ky i imi – është se përkrahim Listën Serbe apo shtyjmë përpara interesat e tyre. Por realiteti është ndryshe. Herë me penalltitë e herë me autogolat tona, po ia servojmë vetë Listës Serbe fitoret – juridike, përmes procedurave gjyqësore, e politike, duke ia mundësuar kartën e viktimizimit në mesin e serbëve të Kosovës dhe në diskursin ndërkombëtar.”

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A po buzëqesh The Rock në Oscarin e tij të parë? Filmi i tij mori duartrokitjet më të gjata në këmbë në Venecia, ai u përpoq të mbante lotët
Next Article Babai i Vasil Jovanovit nuk e pranon fajin për rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprim ose mjete të rrezikshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?