By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Babai i Vasil Jovanovit nuk e pranon fajin për rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprim ose mjete të rrezikshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Babai i Vasil Jovanovit nuk e pranon fajin për rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprim ose mjete të rrezikshme
Maqedoni

Babai i Vasil Jovanovit nuk e pranon fajin për rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprim ose mjete të rrezikshme

admin
Last updated: 03/09/2025 13:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Zoran Jovanov, babai i Vasil Jovanovit, sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup deklaroi se nuk ndjehet fajtor dhe se nuk e kupton se për çka saktë akuzohet. Ai akuzohet për “rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprim ose mjete të rrezikshme”, pas incidentit tragjik në të cilin djali i tij, duke drejtuar një automobil pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, e privoi nga jeta një këmbësor. 

Prokurori Aleksandar Markovski thoshte se Jovanovi, përmes lëshimeve si prindër, ka kontribuuar për krijimin e situatës së rrezikshme. 

“Në këtë rast bëhet fjalë për një fakt – dashuria e babait për djalin e vetëm ishte e madhe, por ka rezultuar me lëshime fatkeqe të prindit ndaj djalit i cili është dhënë pas veseve”, tha ai. 

Prokurori theksoi se prokuroria do të dëshmojë se babai ishte ai që ka kontribuuar që të krijohej situata e rrezikshme nga ana e djalit të tij, të akuzuarit Vasil Jovanov. 

“Është fakt se i akuzuari nuk ka rënë më parë në konflikt me ligjin dhe është oficer shembull në Armatën e Maqedonisë së Veriut, por, këtu nuk jemi që ta vlerësojmë profesionalizmin e tij, por atë që ai është dashur ta bëjë, ose të mos e bëjë, si prind”, shtoi prokurori. 

Avokati Sasho Dukovski, përfaqësues i Jovanovit, e vlerësoi akuzën si juridikisht të pabazë dhe paralajmëroi se do të kërkojë sqarim të hollësishëm për çdo dëshmi të parashtruar. 

“Bëhet fjalë për precedent ligjor i paparë në historinë ligjore maqedonase – të akuzosh një baba për veprime të kryera nga djali i tij i rritur”, tha Dukovski, i cili tregoi se do të kërkonte një shpjegim të detajuar të rëndësisë ligjore të secilës provë të paraqitur.

Në fillim të seancës së sotme, babai i Frosina Kullakova, Todor Kullakov, i parashtroi pyetje këshillit gjyqësor, duke kërkuar nga gjykatësja Snezhana Markovska të përjashtohet nga lënda. 

“Është radha të përjashtoheni nga kjo lëndë, kjo është e kurdisur”, tha Kullakov, pas çka ishte larguar nga salla e gjykatës. 

Avokati Dukovski reagoi se do të largohet nga gjykimi nëse Kullakov përsëri i drejtohet drejtpërdrejt. 

Jovanov ndiqet për “rrezikim të sigurisë në komunikacion me veprime ose mjete të rrezikshme”, pasi prokuroria në seancën e fundit dëgjimore, bazuar në prova të marra, e ndryshoi aktakuzën, e cila fillimisht ishte “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuza kundër Zoran Jovanov vjen pasi djali i tij, Vasil Jovanov, në janar të këtij viti, ndërsa drejtonte një automobil pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi këmbësoren Frosina Kulakova, e cila ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. 

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë fitoret Listës Serbe
Next Article Elegancë dhe vetëbesim: Fundverë magjepsëse me fundin e shkurtër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?