By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përfaqësues të Komisionit të Venecias janë në Shkup për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Përfaqësues të Komisionit të Venecias janë në Shkup për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
Maqedoni

Përfaqësues të Komisionit të Venecias janë në Shkup për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

admin
Last updated: 03/09/2025 15:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Me ftesë të Qeverisë, Komisioni i Venecias këto ditë po qëndron në Shkup në kuadër të përgatitjeve të mendimit të tyre për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kjo vizitë e tyre realizohet pas kërkesës së 11 korrikut të Qeverisë për të dhënë mendim për këtë ligj.

Në këtë drejtim, siç bën të ditur zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekipi qeveritar realizoi një bashkëbisedim të frytshëm duke trajtuar pyetjet dhe çështjet që kanë të bëjnë me projektligjin.

Ky ligj është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias për një arsye thelbësore: që ai të jetë plotësisht konform Kushtetutës dhe standardeve evropiane, duke eliminuar çdo hapësirë për interpretime apo kontestime të mëvonshme.

Komisionit të Venecias siç thotë ai, i janë drejtuar me 4 pyetje: A e avancon ky ligj parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balancuesit? A e promovon projektligji barazinë, nëpërmjet veprimit pozitiv dhe duke eliminuar barrierat e punësimit? A është projektligji në përputhje me parimet e tjera kushtetuese si liritë dhe të drejtat themelore, shprehjen e lirë të përkatësisë etnike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e privatësisë së të gjithë qytetarëve? Dhe e fundit, a është mekanizëm efikas Trupi koordinues i Qeverisë që themelohet me këtë ligj për sigurimin e respektimit, afirmimit, përmirësimit, avancimit dhe monitorimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat?

Besojmë se vlerësimi i Komisionit të Venecias për këto 4 çështje do të jetë garancë për një ligj të fortë dhe të qëndrueshëm, si në aspektin juridik-kushtetues, ashtu edhe në atë institucional.

Me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë për herë të parë shndërrohet në një detyrim ligjor të qartë dhe të zbatueshëm për çdo institucion. Ndërkohë, brenda gjashtë muajve do të bëhet harmonizimi i të gjithë legjislacionit sektorial me obligimet që burojnë nga ky ligj.

Pas pranimit të mendimit të Komisionit të Venecias, ligji shumë shpejt do të arrijë në Kuvend dhe do të hyjë në procedurë parlamentare, ku presim të marrë mbështetjen e gjerë që i takon një projekti të tillë gjithëpërfshirës.

“Ky ligj është i vonuar. Ai duhej të ishte miratuar që nga viti 2003. Miratimi i tij do të korrigjojë edhe një tjetër padrejtësi të trashëguar nga regjimi i BDI-së. Ky ligj nuk është për një bashkësi të vetme, por ligj për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha komunitetet. Ai paraqet një vizion evropian, ku barazia dhe drejtësia nuk mbeten nocione teorike, por shndërrohen në standarde funksionale që garantojnë integritetin e shtetit dhe besimin e qytetarëve në institucione”, ka thënë Fetai.

Me këtë ligj, shton ai hapim një kapitull të ri për shtetin tonë: përfaqësimi i drejtë nuk është më nocion deklarativ, por një e drejtë e garantuar me ligj, e mbrojtur nga mekanizma të qëndrueshëm institucional.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dogana e Kosovës zbulon substancë narkotike në një dërgesë postare
Next Article Prenxhov kërkon debat komisioni për ASN-në, ndërsa Rexhepi nuk thërret mbledhje sepse ka qenë i diskriminuar sepse nuk ka përgjigje për certifikatën e sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?