By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aliu: Strategjia për bashkëpunim me OBSH-në për periudhën 2026–2030 është udhërrëfyes për të ardhmen e sistemit shëndetësor në vendin tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aliu: Strategjia për bashkëpunim me OBSH-në për periudhën 2026–2030 është udhërrëfyes për të ardhmen e sistemit shëndetësor në vendin tonë
Maqedoni

Aliu: Strategjia për bashkëpunim me OBSH-në për periudhën 2026–2030 është udhërrëfyes për të ardhmen e sistemit shëndetësor në vendin tonë

admin
Last updated: 03/09/2025 15:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator –  Sot u mbajt promovimi i Strategjisë për bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për periudhën 2026–2030, ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, si dhe përfaqësuesi i OBSH-së, Akim Ali, koordinatorja për Kombet e Bashkuara, Rita Kolumbia, dhe Lesli Miler nga UNICEF.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se strategjia është plotësisht e harmonizuar me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit, me detyrimet që dalin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe me Kornizën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Në periudhën e ardhshme do të jemi të përkushtuar në forcimin e partneriteteve me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in me fokus të veçantë tek vaksinimi, si dhe me UNFPA në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të punojë aktivisht mbi prioritetet kryesore: procesin e digjitalizimit, transparencën dhe llogaridhënien para qytetarëve, si dhe një sistem shëndetësor të drejtë që funksionon në interes të qytetarëve”, theksoi ministri Aliu.

Akim Ali nga Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se kjo strategji nuk është vetëm një politikë shëndetësore – por është ndërtim stabiliteti, besimi dhe një e ardhme më e drejtë për të gjithë në vend.

“Me Strategjinë, Maqedonia e Veriut i bashkohet përpjekjeve të përbashkëta evropiane për forcimin e sistemeve shëndetësore rezistente dhe të përgatitura për të ardhmen”, theksoi Ali.

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara, Rita Kolumbia, theksoi se strategjia e bashkëpunimit me vendin tregon se si detyrimet globale përkthehen në veprim kombëtar – plotësisht të harmonizuar me agjendën shëndetësore dhe zhvillimore të vendit.

-Shëndeti nuk mund të shihet i izoluar; ai lidhet me arsimin, mjedisin, klimën, mbrojtjen sociale dhe transformimin digjital. Strategjia ofron një kornizë për veprim të përbashkët mbi këto lidhje, përfundoi Kolumbia.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”
Next Article Akanji flet për përballjen me Kosovën dhe zgjedhjen e Leon Avdullahut për ta lënë Zvicrën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?