By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edi Rama u konsultua me ‘l(u)araskat e Soros’ për projekt-ligjin ‘Prindi 1 dhe 2’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Edi Rama u konsultua me ‘l(u)araskat e Soros’ për projekt-ligjin ‘Prindi 1 dhe 2’
Ekonomi

Edi Rama u konsultua me ‘l(u)araskat e Soros’ për projekt-ligjin ‘Prindi 1 dhe 2’

admin
Last updated: 05/10/2025 19:36
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri “Diell”, Edi Rama, thotë se është konsultuar me organizatat e shoqërisë civile të financuara nga rrjeti “Soros” për hartimin e projekt-ligjit “Për barazinë gjinore”, një dokument i cili, në rast miratimi, shkatërron në mënyrë përfundimtare konceptin e familjes në Shqipëri.

Në projekt-ligjin e ri parashikohen terma “gjini gjithëpërfshirëse”, “orientim seksual” , “identitet gjinor” e të tjera të ngjashme, të cilat ndryshojnë traditën e ndërtimit bazë të familjes “burrë-grua”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur shpesh që axhenda e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e multimiliarderit Xhorxh Soros është pikërisht shkatërrimi i familjes. Që në ditët e para të presidencës së tij, Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv, në të cilën u kërkohej agjencive federale të “njohin se gratë janë biologjikisht femra dhe burrat janë biologjikisht meshkuj”, duke vënë theksin në eleminimin e “ideologjisë gjinore” nga kontratat qeveritare.

Por në Shqipëri, në vendin e vogël ballkanik që drejtohet nga Edi Rama, një pinjoll i “Sorosit”, agjenda kundër konceptit tradicional burrë-grua, po zbatohet me shpejtësi.

Image

Për ligjërimin e “gjinisë gjithëpërfshirëse”, qeveria e majtë shqiptarë është konsultuar pikërisht me organizatat që mbështeten prej vitesh nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur”

“Konsultimi”

Në 10 Mars 2025, Ministria e Shëndetësisë publikoi për konsultim publik draftin e projekt-ligjir të ri “Për barazinë gjinore”. Në këtë tekst përfshiheshin për herë të parë terma si “identitet gjinor”, megjithëse në përgjithësi kishte mbajtur të pandryshuar termat bazë “burrë-grua”.

Por, pas “konsultimit publik”, Këshilli i Ministrave bëri disa ndërhyrje kirurgjikale, të cilat i ndryshuan tërësisht boshtin e projekt-ligjit, duke e orientuar gjithçka drejt shkallmimit të dyshes klasike “femër-mashkull”.

Në dokumentin përmbledhës, rezulton se organizata të ndryshme jo-qeveritare kanë dhënë opinionet e tyre për përmirësimin e draftit paraprak qeveritar. Disa prej këtyre OJQ-ve janë fokusuar tek aspektet administrative, tek forcimi i barazisë gjinore dhe forcimin i strukturave lokale për të rritur mbështetjen ndaj grave.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Image

Por, ndërhyrjet më delikate janë realizuar pas “sugjerimeve” të të paktën dy organizatave: “ALEANCA LGBTI”, Qendra “AWEN”.

Këto grupime sociale kanë sugjeruar një modifikim në nenin 4, pika 1, gërma “ë” i projekt-ligjit. Drafti fillestar parashikonte: “…ë. Gra dhe burra në kuptim të këtij ligji nënkupton edhe vajza dhe djem”.

Image

Pas ndërhyrjes së dy organizatave të sipërcituara, neni përkatës ndryshoi në këtë mënyrë: “Gjini”, sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Image

Ky duket se ka qenë roli i këtyre ojq-ve-ato janë përdorur si mbulesë për të “çertifikuar” me konsulencë vullnetin e kryeministrit Edi Rama.

“Konsulentët” e Soros

Dy organizatat “konsulente” të gjinisë gjithëpërfshirëse janë të lidhura ngushtë me agjendën e përhapur nga Fondacioni “Soros”.

“Aleanca LGBTQI” është tërësisht brenda objektit të saj, përhapja e farës së “gjinisë gjithëpërfshirëse”, një agjendë themelore e platformës soros-iste.

Ndërsa Qendra “AWEN”, formalisht, është një bashkim organizatash që kanë në qendër të tyre mbrojtjen ndaj grave. Por, ajo që po sjellin me këtë projekt-ligj, është shkatërrimi i termit “grua” si nënë dhe mbartëse e vijimësisë së shoqërisë, duke e shndërruar në “prindi 1”.

Pjesa thelbësore e organizatave që janë bashkuar në qendrën “AWEN” janë grupe të financuara prej vitesh nga Fondacioni “Soros”, sipas listës më poshtë:

– Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” është themeluar në vitin 1999. Ajo ka si qëllim promovimin e barazisë gjinore në shoqëri si dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara të grave. Prej vitesh, ajo është përfituese e projekteve “Soros”.

Image

– Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) është një bashkim organizatash, të lidhura ngushtësisht me financimet e fondacionit “Soros”.

Në brendësi të GADC janë të tjera shoqata, të cilat janë të lidhura edhe personalisht me “Soros”.

a. Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, e drejtuar prej shumë vitesh nga një përfaqësuese e linjës së “Sorosit” në Shqipëri, Iris Luarasi, e cila tashmë është deputete e Partisë Socialiste.

Image

b. Qendra për Nisma Ligjore e Qytetare, gjithashtu e mbështetur nga Fondacioni “Soros”.

c. Shoqata “Refleksione” është gjithashtu një përfitues i rëndësishëm nga fondet e “Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë”-Soros.

Ndërsa, disa shoqata më të vogla, pjesë e grupit “AWEN”, nuk rezultojnë të kenë përfituar fonde drejtëpërdrejtë nga “Soros”. Megjithatë, këto OJQ lokale kanë përfituar ndihma financiare për projektet e tyre nga organizatat më të madhe të shoqërisë civile, të cilat kanë siguruar financime të shumta nga “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Soros./ BoldNews/ 

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mot i paqëndrueshëm me reshje në javën e ardhshme
Next Article Rezerva valutore për herë të parë në histori mbi 7 mld euro! BSH: Me atë aktuale garantohen deri 7.3 muaj importe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?