By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Plan njëzetvjeçar për pasuritë minerale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Plan njëzetvjeçar për pasuritë minerale
EkonomiMaqedoni

Plan njëzetvjeçar për pasuritë minerale

admin
Last updated: 27/10/2026 11:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 tetor, argument.mk/ – Në kuadër të konferencës ndërkombëtare DIM-ESEE 2026 – Zhvillimi dhe Inovacionet në Shfrytëzimin e Burimeve Minerale në Evropën Lindore dhe Juglindore, e cila u mbajt nga 21 deri më 23 tetor 2026 në Zagreb të Republikës së Kroacisë, këshilltari shtetëror për miniera në Ministrinë e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Filip Petrovski, mori pjesë si prezantues dhe panelist, duke paraqitur prioritetet strategjike dhe aktivitetet reformuese të Ministrisë në fushën e gjeologjisë dhe minierave.

Në kuadër të sesionit tematik kushtuar strategjive kombëtare për menaxhimin e burimeve minerale, Petrovski prezantoi Strategjinë për kërkimet gjeologjike, shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe eksploatimin e lëndëve të para minerale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026–2046. Prezantimi u përqendrua te potenciali mineral i vendit, synimet zhvillimore afatgjata, modernizimi dhe digjitalizimi i të dhënave gjeologjike, përmirësimi i klimës së investimeve dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve minerale, me zbatimin e teknologjive bashkëkohore dhe standardeve të larta për mbrojtjen e mjedisit.

Petrovski mori pjesë edhe në panel-diskutimin “Rëndësia gjeopolitike dhe gjeoekonomike e Evropës Juglindore – mundësitë dhe pengesat”, ku u diskutua për rëndësinë gjeostrategjike të burimeve minerale, bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Evropës Juglindore në sigurimin e lëndëve të para minerale kritike për nevojat e tranzicionit energjetik dhe industrial të Evropës.

Një nga rezultatet më të rëndësishme të pjesëmarrjes në konferencë ishte krijimi i bazës për bashkëpunim institucional në fushën e burimeve gjeotermale. Në takimin dypalësh me dekanin e Fakultetit të Minierave, Gjeologjisë dhe Naftës pranë Universitetit të Zagrebit, prof. dr. Borivoje Pashiq, u arrit marrëveshje për vendosjen e bashkëpunimit dhe përgatitjen e përbashkët të një aplikimi për projekt në kuadër të programit evropian “Horizon Europe”, i cili synon kërkimin dhe zhvillimin e burimeve gjeotermale.

Gjatë konferencës u zhvilluan edhe disa takime pune me përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, shërbimeve gjeologjike dhe kompanive nga rajoni dhe Evropa. Përvojat dhe prak-tikat e mira të shkëmbyera, veçanërisht në fushën e legjislacionit dhe menaxhimit të burimeve minerale, janë të rëndësishme edhe për aktivitetet aktuale të Ministrisë për hartimin e Ligjit të ri për Minierat dhe Ligjit të ri për Gjeologjinë, me synim harmonizimin me standardet evropiane dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit.

Pjesëmarrja në DIM-ESEE 2026 është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Ministrisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, promovimin e potencialit mineral kombëtar dhe krijimin e partneriteteve të reja, në funksion të realizimit të synimeve strategjike për një sektor minerar modern, konkurrues dhe të qëndrueshëm.

You Might Also Like

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet

Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje

Digjitalizimi i dokumenteve personale, nga 28 tetori, dokumentet edhe në telefon

Me kazma e lopata, banorët e fshatit Gabër shtrojnë rrugën me gurë

VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Real Madridi befason me reagimin pas triumfit të Kane në garën e Topit të Artë
Next Article Levica kërkon që Maqedonia ta mbështesë rezolutën vjetore të OKB-së për Kubën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?