By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD pa kandidat, nisin vetëshpalljet/ Protesta pa fund për shkarkimin e Veliajt, por sot i kanë shpresat tek të pavarurit për Tiranën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD pa kandidat, nisin vetëshpalljet/ Protesta pa fund për shkarkimin e Veliajt, por sot i kanë shpresat tek të pavarurit për Tiranën
Shqipëri

PD pa kandidat, nisin vetëshpalljet/ Protesta pa fund për shkarkimin e Veliajt, por sot i kanë shpresat tek të pavarurit për Tiranën

admin
Last updated: 05/10/2025 22:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vala e protestave të opozitës para bashkisë së Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt solli pas një viti një dëshirë të plotësuar me bashkimin e votave të demokratëve me socialistët, por duket se e gjeti PD pa një plan B.

Kush do të ishte kandidati i tyre i vlefshëm për drejtimin e kryeqytetit me mbi 1 milion banorë? Pa një emër kur nisën protestat, ende në kërkim edhe me shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në 9 nëntor.

Me zyrtarizimin e vendimit, u tërhoqën nga gara për pushtetin afatshkurtër 2 vjeçar kandidaturat më të përfolura mes demokratëve, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti. Ky mossakrifikim solli deklarata pas deklaratash në takimet e PD me aleatët se lista e emrave është e gjatë, por duhen respektuar kriteret në një proces konsultimi.

Konsultimi përfundoi sërish pa një emër zyrtar, por me një vendim që opinioni publik po e cilëson qesharak. Opozita do të jetë mburoja mbështetëse e kandidatëve të pavarur.

Një tjetër proces ka nisur në këtë fazë, ndërsa akademiku Artan Fuga thotë se “asnjë deputet nuk e merr përsipër të kandidojë për Tiranën, ndërkohë që në fund opozita do të gjejë dikë që quan fitore vetëm se iu zu emri në gojë”.

Emra publik por jo politik po vetëofrohen në garën përballë kandidates së PS, Ogerta Manastirliu. Një fushëbetejë elektorale që duket jo e barabartë.

Por sërish me kosto më të madhe për opozitën që mendon se duhet të përzgjidhet një emër intelektual, duke shkaktuar zemërimin e një pjese të demokratëve që kërkojnë të jenë kandidatët për kryebashkiak, si Adriana Kalaja apo Klevis Balliu. Dhe ku nuk mungojnë edhe sulmet drejt jopartiakëve që kanë shprehur dëshirën për kandidim.

Akademiku me formim shkenca politike, Ermal Hasimja ishte ndër të parët të cilët i tha po një kandidimi të mundshëm. Gatishmëri për tu përfshirë në garë ka shprehur edhe Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës të bashkive. Florian Haçkaj është gati të lërë diasporën për tu bërë pjesë e zgjedhjeve në bashkinë Tiranë. E së fundmi, si për ta bërë estradë atmosferën e këtyre zgjedhjeve, edhe aktori Florian Binaj ka vendosur të kandidojë për të qenë ai i pari i Tiranës.

Disa prej këtyre emrave kanë marrë premtime mbështetje nga faktorë të ndryshëm brenda opozitës por asnjëri deri më tani nuk ka unanimitet të gjithë spektrit opozitar.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rënia e temperaturave rrit numrin e pacientëve, mjekët: Të mos merren antibiotikë pa nevojë
Next Article Plas gypi, lë pa ujë një pjesë të madhe të Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?