By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani: Nga terreni dhe çdo ditë do t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të Çairit, me shembull personal dhe disiplinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani: Nga terreni dhe çdo ditë do t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të Çairit, me shembull personal dhe disiplinë
Maqedoni

Bujar Osmani: Nga terreni dhe çdo ditë do t’i zgjidh nevojat e qytetarëve të Çairit, me shembull personal dhe disiplinë

admin
Last updated: 06/10/2025 15:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje ndaj një pyetjeje të gazetarëve, dërgoi një mesazh të fortë për nevojën e disiplinës, punës sistematike dhe përkushtimit personal si parakusht për ndryshime të vërteta në komunë. Ai paralajmëroi se Çairi po përballet me rrezikun e kolapsit të plotë të funksioneve themelore të jetës, nëse vazhdon mosfunksionimi dhe mungesa e vizionit.

“Çairi, nëse vazhdon kështu pa vizion, pas disa vitesh do të mbetet pa rrugë, pa trotuare, pa ujë; qytetarët do të detyrohen të hapin puse në oborret e tyre, sepse ndërtesat pa leje do t’ua vjedhin ujin. Do të mbetet pa kanalizim, pa ajër, pa kushte themelore për jetë,” paralajmëroi Osmani.

Ai theksoi se komunës i duhet një qasje sistematike, e jo parazgjedhore, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat se aktivitetet e tij janë pjesë e fushatës.

“Këto inspektime nuk janë truk parazgjedhor, por mënyrë pune. Dua të tregoj se disiplina dhe përkushtimi janë të domosdoshme nëse me të vërtetë duam të arrijmë diçka,” deklaroi Osmani.

Si pjesë e shembullit të tij personal, Osmani njoftoi se do të vazhdojë çdo mëngjes, nga ora 5:30 deri në 7:30, të patrullojë nëpër Çair me qëllim identifikimin e problemeve dhe defekteve në infrastrukturën urbane, për t’ua përcjellë menjëherë shërbimeve me udhëzime konkrete.

“Çairi ka nevojë për një qasje sistematike, e jo për asfalt parazgjedhor një muaj para zgjedhjeve, duke menduar se në këtë mënyrë mund të manipulohet me njerëzit,” tha Osmani.

Osmani theksoi se disiplina, integriteti dhe vizioni janë kontributi i tij personal për Çairin, e jo interesa partiake apo personale.

“Çairi kërkon përkushtim të përditshëm që nga dita e parë e mandatit. Hyj me integritet, me përvojë, me disiplinë dhe me vizion për atë se ku duhet të arrijmë. Ky është premtimi im më i rëndësishëm ndaj qytetarëve,” përfundoi Osmani.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Program që ngre Çairin më lart: Ashensorë në 80 ndërtesa banesore!
Next Article Qyra: Të punojmë për një Strugë të pastër, të zhvilluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?