By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve
Shqipëri

Balla në Romë takim me Tremontin: Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të dy parlamenteve

admin
Last updated: 23/10/2025 16:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë vizitës në Romë zhvilloi një takim me kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Dhomës së Deputetëve, Giulio Tremonti.

Gjatë takimit, Balla ka diskutuar me Tremontin lidhur me marrëveshjen e bashkëpunimit mes komisioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Italian.

“Marrëveshje bashkëpunimi mes komisioneve të përhershme të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Italian (Dhoma e deputetëve dhe Senat), për çështje të interesit të përbashkët dhe politikat europiane” shkruan Balla në rrjete sociale.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjet institucionale mes dy parlamenteve, shkëmbimin e përvojave legjislative dhe në koordinimin e politikave europiane, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Partneriteti mes komisioneve parlamentare pritet të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve institucionale të Kuvendit të Shqipërisë dhe në rritjen e transparencës e efikasitetit ligjvënës, duke u frymëzuar nga modeli italian i funksionimit parlamentar.

Marrëveshja e nënshkruar pritet të konkretizohet me plane pune të përbashkëta, vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare dhe projekte të përbashkëta në fushën e politikave europiane.

Ky është një hap i rëndësishëm diplomatik dhe parlamentar, që tregon se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë nuk mbetet vetëm në nivel qeveritar, por shtrihet edhe në fushën legjislative, duke forcuar dimensionin institucional të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Balla në takim shoqërohej nga deputeti demokrat Saimir Korreshi dhe deputeti socialist Skënder Pashaj.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali: Nga inovacioni te turizmi, marrëdhënia me Izraelin po thellohet
Next Article Miratohet Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?