By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
BotaMaqedoniTOP LAJM

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

admin
Last updated: 25/10/2025 22:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Berlin, 25 tetor – Anija e madhe e Marinës Ruse është ankoruar pranë bregut të Gjermanisë në Detin Baltik, gjë që ka shqetësuar vendet anëtare të NATO-s, të cilat tashmë janë në gatishmëri për shkak të shkeljeve të përsëritura ruse të hapësirës ajrore të Aleancës.

Bëhet fjalë për anijen të Flotës Baltike ruse “Aleksandar Shabalin”, e cila gjashtë ditë më parë hodhi ankorën pranë hyrjes së gjirit të Lübeckut.

Ajo është pozicionuar në një rrugë të rëndësishme detare drejt ngushticës Fehmarn Belt, një rrugë kyçe që lidh Detin Baltik me Detin e Veriut dhe është e dukshme nga ishulli gjerman Fehmarn.

Anijen ruse e mbikëqyr anija patrulluese gjermane “Bamberg” dhe patrullat daneze, ndërsa Marina Gjermane ka dërguar nga porti i Kielit edhe anijen e mbështetjes “Werra”.

Policia gjermane ka konfirmuar se “Shabalin” ndodhet jashtë ujërave territoriale gjermane, dhe për këtë arsye nuk shkel ligjet kombëtare apo rregullat ndërkombëtare detare.

Kjo nuk është hera e parë që anija vihet re në këtë zonë. Në shtator ajo ankoroi pranë hyrjes së ngushticës daneze Langeland, dhe më vonë gjatë atij muaji u vërejtën dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake daneze ndërsa anija ruse ishte në afërsi. Megjithatë, nuk u gjet asnjë provë që lidhte anijen me atë incident.

Që nga 10 shtatori i këtij viti, Rusia ka shkelur disa herë hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, duke përfshirë Poloninë, Rumuninë, Estoninë, Danimarkën, SHBA-të, Francën dhe Gjermaninë, duke përdorur dronë dhe aeroplanë.

Për shkak të incidenteve të shpeshta, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi më 23 shtator se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë nëse hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.

Një reagim i ngjashëm pati edhe ministrja e mbrojtjes e Lituanisë, Dovile Sakalienė, duke kujtuar incidentin e vitit 2015 kur Turqia rrëzoi një Su-34 rus që kishte devijuar në hapësirën ajrore turke për vetëm 17 sekonda.

Bloomberg raporton, duke iu referuar burimeve diplomatike, se NATO ka paralajmëruar Kremlinin për gatishmërinë për të reaguar fuqishëm ndaj provokimeve të mëtejshme, përfshirë edhe rrëzimin e aeroplanëve.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, e konsideroi më 26 shtator një kërcënim të tillë si “të rrezikshëm”.

Në fillim të tetorit, zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedev, sugjeroi se shfaqja e dronëve mbi vende strategjike evropiane mund të jetë pasojë e një “infiltrimi të drejtpërdrejtë nga Rusia”, por nuk konfirmoi përgjegjësinë e Moskës.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Next Article Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?