By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tirana në ditë me shi, ndikimi në transportin publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tirana në ditë me shi, ndikimi në transportin publik
Shqipëri

Tirana në ditë me shi, ndikimi në transportin publik

admin
Last updated: 27/11/2025 09:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Reshjet e shiut i përballin qytetarët e Tiranës me trafik të rënduar, duke nxjerrë në pah një problematikë të vazhdueshme, ku rrugët bllokohen veçanërisht në orët e para të ditës dhe të pasdites.

Mbërritja në kohë në destinacion, në punë apo dërgimi i fëmijëve në çerdhe, kopshte e shkolla bëhet akoma më e vështirë sa herë kryeqyteti përballet me përkeqësim të kushteve të motit për shkak edhe të rritjes së numrit të mjeteve dhe përdoruesve të tyre.

Situata shfaqet e njëjtë pothuajse në të gjitha rrugët e Tiranës, trafik i rënduar, punonjës të policisë në kryqëzime dhe akse rrugore për menaxhimin e situatës si dhe qytetarë që u duhet të presin për disa minuta në stacionet e autobusëve.

Më e vështirë bëhet situata në ditët me shi për drejtuesit e linjave të transportit publik edhe për shkak të mungesës së korsive të dedikuara në disa akse për autobusë dhe parkimet vend e pa vend nga ana e shoferëve të papërgjegjshëm.

Rajmond Shkëmbi, shofer i linjës së autobusëve “Qendër-Ish-Uzina e Autotraktorëve”, që prej 16 vitesh operon në këtë linjë, thotë se “moti me shi ndikon jashtëzakonisht keq në qarkullimin e mjeteve dhe në mbërritjen në kohë në destinacion”.

“Moti ndikon shumë sepse ka edhe shumë makina. Problem mbetet edhe parkimi nga ana e makinave në korsitë e dedikuara për autobusët. Jemi ankuar, edhe te Policia dhe me thënë të drejtën kemi pasur mbështetjen e tyre për të larguar këto makina dhe për të liruar trafikun”, tha Shkëmbi.

Ai thotë se ankesat nga ana e qytetarëve janë të përditshme, pasi vonohen për të shkuar në punë, në shkollë apo kudo tjetër që kanë programuar ditën e tyre.

Një tjetër drejtues i autobusëve i linjës “Qendër –Maternitet i Ri” thotë se moti me shi ndikon “100% në rëndimin e trafikut të Tiranës”.

“Sa herë që ka shi, kjo punë është me trafikun në Tiranë. Ne na vështirësohet edhe më shumë puna, pasi duhet të menaxhojmë trafikun, këtej ankesat e pasagjerëve që duan të mbërrijnë në kohë dhe plot probleme të tjera. Rrugët e ngushta ndoshta, makinat e shumta, por edhe parkimet vend e pa vend janë të gjithë elementë që ndikojnë”, shprehet Shpëtim Lani.

Nga ana tjetër, janë qytetarët të cilët ngrenë zërin për vonesa.

“Jemi vonë për punë. Mos na vononi më shumë. Ju e shikoni se sa keq është situata me trafikun sa herë që bie shi”, ishin disa nga shqetësimet e qytetarëve të linjës së Autotraktorëve.

Tashmë Tirana ka hyrë në javën e dytë me reshje të vazhdueshme shiu dhe apeli i vazhdueshëm i punonjësve të policisë është respektimi i sinjalistikës dhe i rregullave të qarkullimit për të mos penguar lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.

Krahas menaxhimit të situatës për lirimin e trafikut, efektivët e Policisë së Shtetit në bashkëpunim edhe me Policinë Bashkiake vijojnë kontrollet për ndalimin e parkimeve të dyfishta, largimin e automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.

Në këtë kuptim, merr rëndësi transporti publik efikas në mënyrë që të mos penalizohen qytetarët në arritjen e orarit të punës apo dërgimin në kohë të fëmijëve në kopshte e çerdhe.

Ditët me shi tregojnë se edhe transporti publik vuan trafikun.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Urim emocionues nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër për festat e nëntorit
Next Article Njoftim nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” – Tetovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?