By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Proces i gjerë ringritjeje i PD-së në bazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Proces i gjerë ringritjeje i PD-së në bazë
Shqipëri

Berisha: Proces i gjerë ringritjeje i PD-së në bazë

admin
Last updated: 27/11/2025 15:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediet foli në lidhje me situatën brenda PD-së dhe vonesat e analizës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha informoi se analiza u shty pasi pritej raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR dhe se PD ka arritur ta damkosë farsën zgjedhore në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, pritet nisja e një procesi të gjerë ringritjeje të PD-së në bazë.

“Vonesa e analizës, e diskutimit në parti për farsën elektorale dhe grabitjen e zgjedhjeve, ka pasur vetëm një shkak madhor, dhe ky shkak ka qenë pritja e publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR. Ka qenë paraqitja para publikut shqiptar dhe ju jeni dëshmitar, që nga data 15 maj dhe pas, çdo ditë të fakteve dhe dokumenteve të pakundërshtueshme të cilat rrëzonin, ose faktonin për çdo shqiptar dhe botën, farsën elektorale të 11 majit”, u shpreh Berisha.

“Kam deklaruar se do të mbroj votën. PD do të mbrojë votën dhe PD e mbrojti votën. Nuk mbrohet vota me kallashnikov, vota u damkos si farsë”, tha Berisha.

Berisha tha “ia dolëm me qindra e mijëra dokumente, duke paraqitur para zyrave përkatëse të faktojmë se kjo ishte një farsë”.

Kreu i PD-së shtoi se “sapo u ktheva nga Sao Paolo, punimet e asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës, në të cilën zgjedhjet në Shqipëri u damkosën siç janë. Terrori dhe dhuna politike ndaj pluralizmit mori ndëshkimin që meritoi”.

Berisha shtoi se “ka filluar debati në bazë, janë krijuar grupet e punës, është formuluar udhëzuesi dhe mbi bazën e tij në të gjithë PD-në do të bëhet një diskutim me synimin më kryesor të një forcimi të kësaj partie për betejën vendimtare kundër narkoregjimit”.

“Kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm se demokratët e presin këtë, por tek demokratët shkohet tani me ato që thashë. Zgjedhjet, për fat të mirë u arrit të mos ndryshohet raporti, për të mos thënë tjetrën që qeveria e SHBA-së jo që nuk i dërgoi urim, por nëpërmjet zëdhënësit tha se, ato nuk ishin zgjedhje të lira. Dhe kjo kishte vlerën e vet të veçantë, të madhe”, shtoi Berisha.

Berisha garantoi anëtarët dhe mbështetësit e PD për angazhimin në një proces të fuqishëm ringritje për betejën vendimtare kundër narkoshtetit.

You Might Also Like

Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Bardhi kritika ndaj SPAK për çështjen Balluku: Të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 1 milion pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në tetor
Next Article Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?