By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ju ka ndryshuar edhe jeta familjare”, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Ju ka ndryshuar edhe jeta familjare”, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Shqipëri

“Ju ka ndryshuar edhe jeta familjare”, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

admin
Last updated: 04/02/2026 10:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama u tha gjyqtarëve në një mesazh publik përmes llogarisë së tij në Facebook se falë qeverisë socialiste atyre iu ka ndryshuar jeta, për mirë.

“Askush këtu nuk ju cenon ju pozicionin. Përkundrazi, kjo qeveri është garantja e pavarësisë suaj. Dhe ju e dini shumë mirë se këtu keni jetuar, ku keni qenë dhe ju e shikoni vetë ndryshimin e madh që ka ndodhur edhe në jetën tuaj familjare. Dhe për këtë respekt për të gjitha familjet tuaja. Ehe në jetën tuaj profesionale, sepse jeni totalisht të pavarur. A jeni të paanshëm, këtë duhet ta shikoni te vetja dhe ta kërkoni çdo ditë kur hyni në sallën e gjyqit”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

Rama e cilësoi reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve si të papranueshëm dhe të paprecedentë në historinë e Evropës. Kreu i qeverisë u shpreh se është “absolutisht i surprizuar” nga ajo që e quajti një përpjekje për t’i imponuar Kuvendit dhe qeverisë vendime përmes pushtetit gjyqësor.

“S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni. Ju zotërinj kërkoni 37 milionë euro nga buxheti i shtetit. Kjo është e vërteta dhe se luan topi. Se për çfarë jemi ne në Gjykatën Kushtetuese me ju, ta dinë shqiptarët. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit, rroga nga 3480 euro, të shkojë në mbi 5000 euro”, tha Rama.

“Është hera e dytë që ndodh, që ka një habi, shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur po flas për çka përfaqësoj në emër të shqiptarëve, për një interes që jemi në gjyq. Jemi palë dhe shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme dhe pajustifikueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor”.

Kryeministri theksoi se SPAK nuk i është bashkuar kësaj kërkese, duke e veçuar nga pjesa tjetër e sistemit. “Për SPAK e veçoj, se nuk i është bashkuar kësaj kërkese absurde, për ta çuar pagën 9800 euro”, shtoi ai.

Sipas Ramës, gjyqtarët sot paguhen në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit, përfshirë Greqinë, dhe kërkesa për rritje me 2-3 mijë euro në muaj nuk ka bazë ligjore apo kushtetuese. Ai shtoi se gjyqtarët duhet të shprehen përmes vendimeve në sallën e gjyqit dhe jo në publik, duke theksuar se çështja tashmë është në Gjykatën Kushtetuese.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ukraina do të ndryshojë qëndrimin negociues për bisedimet në Abu Dhabi pas sulmit masiv të Rusisë
Next Article Deschamps mbron Mbappen mes kritikave për egoizëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?