By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Masakra e 4 Shkurtit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Masakra e 4 Shkurtit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Tiranës
Shqipëri

Balla: Masakra e 4 Shkurtit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Tiranës

admin
Last updated: 04/02/2026 11:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në 82-vjetorin e përkujtimit të Masakrës së 4 Shkurtit, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar në nderim të dëshmorëve të rënë.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se Masakra e 4 Shkurtit 1944 përbën një nga ngjarjet më të rënda të historisë së Tiranës, një akt barbar i terrorit nazist dhe i bashkëpunëtorëve të tij, i kryer ndaj qytetarëve të pafajshëm vetëm sepse besuan në lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ai nënvizoi se kjo ngjarje nuk mund të kuptohet e shkëputur nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila përfaqëson një nga momentet më vendimtare të historisë kombëtare dhe që e rreshtoi Shqipërinë përkrah koalicionit antifashist botëror, në anën e duhur të historisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS theksoi se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare zgjidhi një nga dilemat më të mëdha historike të vendit, duke garantuar rreshtimin e Shqipërisë përkrah vlerave të lirisë, antifashizmit dhe dinjitetit njerëzor, ndërsa sakrifica e partizanëve shqiptarë e bëri Shqipërinë një aleate të vogël në përmasa, por të madhe për nga qëndresa dhe gjaku i derdhur.

Balla u ndal gjithashtu te përpjekjet për relativizimin e historisë, duke theksuar se ajo mund të studiohet dhe të analizohet, por nuk mund të rishkruhet.

“Çdo tentativë për të errësuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të vënë në diskutim 29 Nëntorin apo për të barazuar çlirimtarët me bashkëpunëtorët e pushtuesit, u cilësua si një fyerje ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre, si dhe një rrezik serioz për deformimin e kujtesës kolektive”, tha Balla.

Në përfundim, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste riafirmoi se nderimi i dëshmorëve të 4 Shkurtit dhe i të gjithë të rënëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk është vetëm një akt përkujtimor, por një detyrim moral, historik dhe institucional, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të shtetit për mbështetjen dhe vlerësimin e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova: Rregullativa krijon besim dhe parashikueshmëri, e jo vetëm kontroll
Next Article Është formuar lëndë në bazë të zërave për pretendimet për transportim të trurëve nga persona të vdekur në SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?