By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtori i Burgut të Shutkës përgënjeshtron Prokurorinë: Grubi ishte i sigurt në “Shutkë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtori i Burgut të Shutkës përgënjeshtron Prokurorinë: Grubi ishte i sigurt në “Shutkë”
Maqedoni

Drejtori i Burgut të Shutkës përgënjeshtron Prokurorinë: Grubi ishte i sigurt në “Shutkë”

admin
Last updated: 24/02/2026 16:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt  – Drejtori i Burgut të Shutkës Boban Utkovski thekson për Alsat se nuk është e vërtetë që siguria e Artan Grubit do të ishte rrezikuar nëse do të qëndronte në paraburgim. Siç thotë Utkovski, ata ruajnë mbi 300 persona të kategorive të ndryshme të krimit dhe asnjëri nuk është i rrezikuar, pasi siguria është në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Çdo të burgosuri i është e garantuar siguria brenda. Prapa nesh qëndron shteti, në pajtim me ligjet dhe dispozitat që janë të shkruara dhe ne i zbatojmë”. 02:55 “Ne punojmë në pajtim me ligjet dhe dispozitat për sigurinë e çdo personi të paraburgosur, mund të them se këtu nuk është kartel meksikan”, deklaroi Boban Utkovski, Drejtor i Burgut të Shutkës.

Drejtori Utkovski thotë se ekziston protokoll i saktë që garanton sigurinë e çdo të paraburgosuri, ndërsa për sigurinë fizike kujdesen edhe njësitet speciale.

“Këtu kemi sigurim dinamik dhe fizik, kemi kamera, kemi qen, kemi sistem të veçantë të mbajtjes së masës së paraburgimit ku është sistemi i qelisë. Kemi mënyrë të veçantë të zhvendosjes nga qelia, bartja te korridori ku parashikohet një orë për shëtitje, pastaj kur dërgohen tek avokati. E gjithë kjo është sipas protokollit dhe ligjit”, tha Boban Utkovski, Drejtor i Burgut të Shutkës.

Lidhur me rastin e Grubit, drejtori Utkovski thotë që askush nuk e ka kontaktuar as nga Prokuroria, Ministria e Brendshme apo Agjencia për Siguri Nacionale lidhur me gjendjen e sigurisë. Ndërkohë Utkovski thekson faktin që edhe nëse nuk do t’i kishin përmbushur kushtet e sigurisë, në shtet ekzistojnë dhe katër burgje të tjera hetuese ku do të mund të ishte dërguar për mbajtje. Nëse plani do të ishte për ta lëshuar në shtëpi, Utkovski thotë se do të duhej që të mendonin ndonjë mënyrë më të logjikshme se kjo. /Alsat.mk

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Tetovës: Nxënësit do të kthehen në mësim pas kontrollit për alarme të rreme për bombë
Next Article Dimitrievski: Jam i kënaqur me punën e ministrit Fillkovit, nuk jam njoftuar për rikonstruim të qeverisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?