By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi
Shqipëri

Sorensen për takimet në Prishtinë: U përqendruam në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi

admin
Last updated: 25/02/2026 09:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se në takimet në Kosovë që zhvilloi një ditë më parë u përqendrua në avancimin e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.

Emisari evropian zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me ministrin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca.

“Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi ai në rrjetin social X.

Pas takimit me Sorensenin, Kurti deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të raporteve me Serbinë, përmes njohjes së ndërsjellë.

Ndërkaq, Konjufca e ka njoftuar Sorensenin se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të udhëheqë procesin e dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë, që ka nisur më 2011.

Megjithatë, MPJD-ja nuk tha saktësisht nëse Konjufca do të jetë në krye të këtij procesi.

Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Artan Muhaxhiri, i tha Radios Evropa e Lirë se beson se marrja e udhëheqjes së dialogut nga MPJD-ja shënon një “momentum të ri”, por paralajmëroi se çdo gjë në këtë proces do të varet nga “gatishmëria për të bërë kompromise dhe për të qenë realist”.

Dialogu, tha ai, do të duhej të ishte projekti kryesor i Qeverisë së Kosovës në muajt e ardhshëm.

I pyetur për performancën që mund ta ketë Konjufca në krye të këtij procesi – nëse konfirmohet – Muhaxhiri u shpreh se ai mund të sjellë energji të reja.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk do të ishte mirë që Konjufca, siç u shpreh ai, të mbetej nën hijen e Kurtit, duke argumentuar se një gjë e tillë do të nënkuptonte se do të vazhdohej me gjendjen aktuale, të cilën e vlerësoi si “negative”.

Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.

Atëbotë, rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës. Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot i qëndrueshëm, dallgëzimi në dete i forcës 2-3 ballë
Next Article Trump: Më Iranin preferoj diplomacinë … ai nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?