By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Gjykata dhe prokuroria të mos ndikohen nga presionet politike për rastin e Artan Grubit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Gjykata dhe prokuroria të mos ndikohen nga presionet politike për rastin e Artan Grubit
Maqedoni

BDI: Gjykata dhe prokuroria të mos ndikohen nga presionet politike për rastin e Artan Grubit

admin
Last updated: 25/02/2026 10:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë të thellë për mënyrën se si një numër partish politike kanë politizuar rastin e Artan Grubit përmes deklaratave dhe paraqitjeve të tyre publike. Pavarësisht dallimeve politike, është e papranueshme që proceset juridike të zhvendosen nga korniza institucionale dhe ligjore e garantuar me Kushtetutë dhe të shndërrohen në instrument të debatit partiak, theksojnë nga BDI në kumtesën, të cilën MIA e transmeton në formë integrale

Dy ditët e fundit kemi parë se si parti politike, funksionarë të lartë dhe aktivistë të tyre kanë krijuar një klimë histerie dhe presioni publik, duke shpallur qëndrime që nënkuptojnë fajësi të parapërcaktuar. Me këtë qasje ata marrin rolin e prokurorit dhe të gjyqtarit, flasin për masa dhe pasoja, madje edhe ushtrojnë presion ndaj përfaqësuesve të gjyqësorit dhe prokurorisë, pa asnjë respektim të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë. Fakti që deklarata të tilla vijnë edhe nga parti që janë pjesë e pushtetit ngre shqetësim serioz për ndërhyrje të mundshme të pushtetit ekzekutiv në proceset gjyqësore.

Riafirmojmë qëndrimin tonë se çdo ish-apo funksionar aktual për të cilin ekzistojnë dyshime gjatë ushtrimit të detyrës duhet të përballet me institucionet dhe procedurat përkatëse në vend. Në këtë kuptim, e konsiderojmë të drejtë vendimin e Artan Grubit për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë dhe për t’i paraqitur argumentet e tij në kuadër të procedurës institucionale. Megjithatë, kjo ka kuptim vetëm nëse shteti garanton një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent, të liruar nga ndikimet partiake dhe presionet politike.

U bëjmë thirrje gjykatave, prokurorisë dhe të gjitha organeve kompetente që të veprojnë vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave, duke mos lejuar që klima politike të ndikojë në punën e tyre. Pavarësia e sistemit gjyqësor është shtyllë e sundimit të ligjit dhe detyrim kushtetues, e jo çështje e interpretimeve politike. Presim që procesi të zhvillohet me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë, të drejtave procedurale dhe dinjitetit të çdo personi të përfshirë.

Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ndjekë me vëmendje të gjithë procedurën në çdo fazë të saj dhe do të reagojë ndaj çdo forme selektiviteti, standardi të dyfishtë apo instrumentalizimi politik të drejtësisë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spageti me pesto genoveze
Next Article Ndryshimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor para Gjykatës Kushtetuese, pensionistët nga diaspora kërkojnë harmonizim të barabartë të pensioneve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?