By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Dëshmi se liria ka pasur çmim jetën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Dëshmi se liria ka pasur çmim jetën
Shqipëri

Spiropali homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”: Dëshmi se liria ka pasur çmim jetën

admin
Last updated: 25/02/2026 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e nisi vizitën zyrtare në Kosovë nga Prekazi, në Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Spiropali, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, kryen homazhe në kompleksin memorial, aty ku sakrifica e familjes Jashari u kthye në themel të shtetit të Kosovës.

Më pas, dy ministrat u pritën në Kullën e Jasharajve nga Bacë Rifat Jashari. Sipas Spiropalit, kjo kullë është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe se ai është paguar me jetë.

“Në Prekaz ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë për të ardhmen. Liria nuk është trashëgimi automatike, ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot, por të jemi të denjë”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

“Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë. Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar”, shkruan Spiropali.

Ministrja po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit. Pas takimit me Konjufcën, Spiropali pritet të zhvillojë takime me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani.

Ajo do të takohet gjithashtu me përfaqësues të Kuvendit dhe drejtues të partive kryesore parlamentare.

Ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Spiropali homazh tek Kulla e Jasharëve

Ministrja Spiropali homazh në familjen Jashari, Foto; MEPJ
Ministrja Spiropali homazh në familjen Jashari, Foto; MEPJ

You Might Also Like

Vazhdon protesta në Divjakë/ 51 ditë rezistencë kundër hartës territoriale të propozuar nga PS: JO shkrirjes së Bashkisë

Bardhi kritika ndaj SPAK për çështjen Balluku: Të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Kandidatët për kryetarë bashkie, Berisha ndryshon formulën e PD-së

Parashikohet shkrirja e 15 bashkive, harta e re territoriale do miratohet në Parlament në 8 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banka Europiane e Investimeve, grant prej 350 mijë euro për Muzeun Historik Kombëtar
Next Article Marco Rubio informon ligjvënësit amerikanë mbi Iranin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?