By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhen seancat gjyqësore kundër Merkos për pllakën përkujtimore dhe ndriçimin e Drinit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtyhen seancat gjyqësore kundër Merkos për pllakën përkujtimore dhe ndriçimin e Drinit
Maqedoni

Shtyhen seancat gjyqësore kundër Merkos për pllakën përkujtimore dhe ndriçimin e Drinit

admin
Last updated: 25/02/2026 15:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 25 shkurt – Gjykata e Strugës i shtyu dy seancat e caktuara për sot kundër ish kryetarit të Strugës, Ramiz Merko për vendosjen e jashtëligjshme të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale dhe për marrëveshje të lidhur për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi. 

Arsye për shtyrjen, sipas gjykatësit Jordan Jovanov, është pengesa e përkohshme për punë për shkak të ndërhyrjeve operative të të akuzuarit. 

Seancat e fundit për këto lëndë ishin në nëntor, kur ishin shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të Merkos, për çka Gjykata e dënoi në të holla nga 1.000 euro për lëndë, ndërsa ishin shtyrë edhe terminet në dhjetor. Seanca e ardhshme është caktuar në fillim të prillit. 

Lënda me pllakën është në fazën përfundimtare, përderisa me ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi duhet të fillojë nga fillimi. 

Si kryetar i Strugës, Merko në mars të vitit 2024, ka vendosur pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale, me të cilën, sipas akuzës, ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje mes banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale të paraparë në nenin 27 të Ligjit për përmendore dhe pllaka përkujtimore. 

Kundër tij zhvillohet procedurë edhe për lidhje të marrëveshjes për ndriçim të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa leje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Sipas aktakuzës, si kryetar komune, ai i ka tejkaluar autorizimet e tij zyrtare dhe ka lidhur kontratë për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa marrë më parë leje për menaxhimin e ujërave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo i ka mundësuar kontraktorit të instalojë pajisje ndriçimi në ujërat e lumit në gjatësi prej 900 metrash në të dyja anët e shtratit të lumit, gjë që, sipas raportit të ekspertizës së Prokurorisë, një instalim i tillë prej 300 pajisjesh ndriçimi ndikoi negativisht në regjimin ujor, morfologjinë e sipërfaqes së ujit dhe sistemin hidrobiologjik në lum. Për zbatimin e projektit, buxheti i Komunës është dëmtuar me mbi 6 milionë denarë. 

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article EVN Maqedoni me shpërblim si pioniere e arsimit dual
Next Article Këtë vit u raportuar 34 raste të dhunës nga bashkëmoshatarët dhe asnjë rast dhune onlajn, përveç me të rinjtë, duhet të punohet edhe me prindërit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?