By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gonzato: Reforma zgjedhore, prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gonzato: Reforma zgjedhore, prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE
Shqipëri

Gonzato: Reforma zgjedhore, prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

admin
Last updated: 25/02/2026 15:40
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Proceset zgjedhore të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh sot Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pas një takimi ditën e djeshme me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e punës së komisionit në javët në vijim.

Ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e reformës zgjedhore për forcimin e standardeve demokratike në vend, duke theksuar se rritja e transparencës në financimin e partive politike, garantimi i pavarësisë së administratës zgjedhore dhe parandalimi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore janë elementë thelbësorë të procesit.

Sipas tij, një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është e domosdoshme për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pezullohen nga detyra dy punonjës policie, për kryerjen e veprimeve që cenojnë figurën e punonjësit
Next Article Lewandowski flet për të ardhmen e tij te Barcelona
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?