By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shtyhen dy seancat gjyqësore kundër Ramiz Merkos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shtyhen dy seancat gjyqësore kundër Ramiz Merkos
Maqedoni

Shtyhen dy seancat gjyqësore kundër Ramiz Merkos

admin
Last updated: 25/02/2026 21:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 25 shkurt – Gjykata e Strugës i shtyu dy seancat e caktuara për sot kundër ish kryetarit të Strugës, Ramiz Merko për vendosjen e jashtëligjshme të pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale dhe për marrëveshje të lidhur për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi.

Arsye për shtyrjen, sipas gjykatësit Jordan Jovanov, është pengesa e përkohshme për punë për shkak të ndërhyrjeve operative të të akuzuarit.

Seancat e fundit për këto lëndë ishin në nëntor, kur ishin shtyrë për shkak të mungesës së avokatit të Merkos, për çka Gjykata e dënoi në të holla nga 1.000 euro për lëndë, ndërsa ishin shtyrë edhe terminet në dhjetor. Seanca e ardhshme është caktuar në fillim të prillit.

Lënda me pllakën është në fazën përfundimtare, përderisa me ndriçimin e shtratit të lumit Drini i Zi duhet të fillojë nga fillimi.
Si kryetar i Strugës, Merko në mars të vitit 2024, ka vendosur pllakë përkujtimore në hyrje të ndërtesës komunale, me të cilën, sipas akuzës, ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje mes banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale të paraparë në nenin 27 të Ligjit për përmendore dhe pllaka përkujtimore.

Kundër tij zhvillohet procedurë edhe për lidhje të marrëveshjes për ndriçim të një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa leje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas aktakuzës, si kryetar komune, ai i ka tejkaluar autorizimet e tij zyrtare dhe ka lidhur kontratë për ndriçimin e një pjese të shtratit të lumit Drini i Zi, pa marrë më parë leje për menaxhimin e ujërave nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Kjo i ka mundësuar kontraktorit të instalojë pajisje ndriçimi në ujërat e lumit në gjatësi prej 900 metrash në të dyja anët e shtratit të lumit, gjë që, sipas raportit të ekspertizës së Prokurorisë, një instalim i tillë prej 300 pajisjesh ndriçimi ndikoi negativisht në regjimin ujor, morfologjinë e sipërfaqes së ujit dhe sistemin hidrobiologjik në lum. Për zbatimin e projektit, buxheti i Komunës është dëmtuar me mbi 6 milionë denarë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shabani zëvendësministër i Mbrojtjes, Sulejmani i Arsimit, ja propozimet e fundit
Next Article Putini kishte shpresa të mëdha për Trump-in. Ato janë shuar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?