By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Profesorët letër të hapur Janevskës, autonomia e universiteteve nuk negociohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Profesorët letër të hapur Janevskës, autonomia e universiteteve nuk negociohet
Maqedoni

Profesorët letër të hapur Janevskës, autonomia e universiteteve nuk negociohet

admin
Last updated: 27/02/2026 14:25
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Më shumë se 200 profesorësh nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” kanë publikuar një letër të hapur drejtuar partive politike, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes së cilës shprehin vërejtjet, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë, i cili ndodhet në fazën e përgatitjes dhe miratimit. Në letrën e tyre drejtuar partive politike, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, profesorët theksojnë se janë të vetëdijshëm për nevojën e avancimit të arsimit të lartë dhe harmonizimit të tij me standardet evropiane, por vlerësojnë se disa nga zgjidhjet e propozuara përbëjnë ndërhyrje serioze në autonominë universitare, e cila, siç theksojnë, garantohet me Kushtetutë dhe me standardet ndërkombëtare në fushën e arsimit.

Sipas tyre, parashikimi i organit të ri “Këshilli Universitar”, me kompetenca të zgjeruara dhe me funksion zëvendësues ndaj organeve më të larta si Senati dhe Këshilli i Rektoratit, si dhe fakti që një pjesë e anëtarëve të tij emërohen nga Qeveria, krijon bazë për ndikim të drejtpërdrejtë politik në menaxhimin e universiteteve dhe cenon pavarësinë akademike. Në letër shprehet shqetësim edhe për dispozitat që mundësojnë ndryshime statusore të universiteteve – si shkrirje apo fuzionime, me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pa dakordim të kualifikuar prej dy të tretave të njësive përbërëse dhe të Senatit. Sipas profesorëve, një qasje e tillë hap mundësi për paqëndrueshmëri institucionale dhe krijon pasiguri juridike për stafin akademik dhe studentët.

Një pjesë e konsiderueshme e letrës i kushtohet kritereve të propozuara për zgjedhjet në thirrjet mësimore-shkencore. Profesorët vlerësojnë se kushtet e reja janë vendosur në një nivel që, në praktikë, mund të rezultojë pothuajse i papërmbushshëm, veçanërisht në disa fusha specifike shkencore.

“Detyrimi për publikimin e punimeve në revista të indeksuara në ‘Web of Science’, me theksim shtesë të H-index-it si kriter, nuk merr parasysh specifikat e shkencave shoqërore dhe humanistike, ku numri i revistave relevante është i kufizuar dhe procesi i recensimit dhe publikimit shpesh zgjat më shumë se një vit. Paralajmërojmë rrezikun që përmes këtyre ndryshimeve, të margjinalizohet roli i revistave shkencore vendore, të cilat për vite me radhë kanë kontribuuar në zhvillimin e mendimit shkencor kombëtar dhe traditës akademike”. Po ashtu, profesorët kundërshtojnë dispozitën sipas së cilës vetëm katër universitetet e para të ranguara do të kenë të drejtë të organizojnë studime të doktoraturës. Sipas tyre, kjo krijon pabarazi dhe trajtim diskriminues ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe, në vend që të inkurajohet cilësia përmes mbështetjes dhe zhvillimit, vendoset një model kufizues për universitetet e tjera.

Në letrën e hapur theksohet se reformat në arsimin e lartë duhet të jenë rezultat i një dialogu të gjerë, gjithëpërfshirës dhe transparent me komunitetin akademik. Profesorët vlerësojnë se një ligj që kufizon autonominë, krijon pabarazi dhe vendos kritere të pazbatueshme nuk mund të kontribuojë në cilësi reale dhe në evropianizimin e sistemit. Në këtë drejtim, ata paraqesin katër kërkesa konkrete: Tërheqjen ose rishikimin thelbësor të dispozitave që cenojnë autonominë universitare; Rishqyrtimin e kritereve për zgjedhje në thirrje, duke respektuar specifikat e fushave të ndryshme shkencore; Sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjitha universitetet e akredituara, veçanërisht në organizimin e studimeve të ciklit të tretë; si dhe Hapjen e një debati të gjerë publik dhe profesional para miratimit të versionit përfundimtar të ligjit.

Në përfundim, profesorët theksojnë se vetëm përmes një marrëdhënieje partneriteti ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit akademik mund të miratohet një ligj që realisht do ta avancojë arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata u bëjnë thirrje organeve kompetente që të mbështesin këtë synim dhe që Propozim-ligji për Arsimin e Lartë të marrë miratimin e të gjithë faktorëve shoqërorë, veçanërisht të komunitetit akademik.(koha.mk)

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sisteme raketore Javelin në Forcën Tokësore, Vengu: Garanci për sigurinë
Next Article MBPU: Kontroll i shtuar nga AUV në Likovë për shkak të shfaqjes së lisë tek delet dhe dhitë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?