By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi pret Presidentin Begaj në Kuvend: Integrimi në BE dhe projektet infrastrukturore në fokus të takimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi pret Presidentin Begaj në Kuvend: Integrimi në BE dhe projektet infrastrukturore në fokus të takimit
Maqedoni

Gashi pret Presidentin Begaj në Kuvend: Integrimi në BE dhe projektet infrastrukturore në fokus të takimit

admin
Last updated: 27/02/2026 17:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres në Kuvend, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim, z. Bajram Begaj”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, takimi është zhvilluar “në një frymë vëllazërore”, ku është konfirmuar niveli i lartë i bashkëpunimit dypalësh.

“Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, të cilat karakterizohen nga dialog intensiv politik dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Gashi ka përgëzuar Shqipërinë për progresin në integrimin evropian dhe ka riafirmuar angazhimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shpreha përgëzime për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe riafirmova përkushtimin tonë të përbashkët për të avancuar në procesin e integrimit, si fqinjë dhe aleatë në NATO”, thuhet në njoftim.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe infrastrukturor, me theks të veçantë te projektet strategjike.

“Theksuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe infrastrukturor, veçanërisht realizimin e projekteve si Korridori 8, që përbën një element jetik të partneritetit dhe lidhjeve tona”, deklaroi kryeparlamentari.

Ai nënvizoi gjithashtu rolin e shqiptarëve si faktor lidhës mes dy shteteve.

“Konstatuam rolin e pazëvendësueshëm të shqiptarëve si urë lidhëse mes shteteve tona, ndaj partneriteti strategjik do të vijojë të forcohet në frymën e miqësisë, besimit dhe vizionit të përbashkët europian”, përfundoi Gashi.

You Might Also Like

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë

Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike

Editorial / Interpelancat pa koordinim veç se po e koritin edhe më shumë opozitën!

Seferi: Shkupi meriton kujdes të barabartë, aksionet për gjelbërim vazhdojnë në Shkup Veri

Mickoski: RMV ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Po hetohen edhe 5 vrasje tjera, nëse janë vepër e vrasësit serik nga Kumanova
Next Article Aksident në Milano: Tramvaji del nga shinat, disa të plagosur; “Menduam se ishte tërmet”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?