By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së
Maqedoni

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

admin
Last updated: 27/02/2026 22:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Është prishur konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Siç mëson TV21, gjatë pasdites së sotme komisioni i formuar për të shqyruar kandidaturat, nuk ka arritur në një ujdi për drejtuesin e ri të këtij trupi rregullues, e si pasojë është anuluar i gjithë konkursi.

Kjo vjen pasi në dy javët e fundit ka pasur plot zëra për ndërhyje politike në këtë proces, gjë që bëri që përzgjedhja të shtyhej për disa ditë.

Nga ajo që ka raportuar TV21 më herët, mund të theksohet se zgjedhja e drejtorit të AKE-së u shndërruar në mollë sherri brenda anëtarëve të ASH-së që janë pjesë e VLEN-it. Më saktësisht, Arben Fetai, Azir Aliu dhe Mimoza Musa, janë përmendur si mbështetës të kandidatëve të ndryshëm për pozicionin e drejtorit, duke nxitur spekulime për presione dhe interesim jo vetëm profesional, por edhe politik në procedurë. Megjithatë, zëdhënësi i koalicionit, Albrim Hoxha, ka mohuar se brenda ASH-së apo koalicionit ka ndonjë përplasje për poste, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të krijuar perceptim negativ dhe duke siguruar se procesi po zhvillohet sipas kritereve profesionale dhe ligjore.

Përndryshe, nga komisioni që e menaxhon procesin u pat bërë e ditur se nga 9 kandidatë të parashikuar fillimisht, njëri nuk përmbushte kriteret ligjore, ndërsa një tjetër nuk u paraqit në intervistë, duke lënë vetëm 7 emra në garë.

Sipas kushteve të shpalljes, kandidatët duhet të kenë të paktën pesë vite përvojë në fushën e komunikimeve elektronike dhe të posedojnë certifikata ndërkombëtare të gjuhës angleze, kriter që synon të sigurojë profesionalizëm në udhëheqjen e këtij institucioni rregullator kyç.

Agjencia për Komunikime Elektronike luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e tregut të telekomunikacioneve, mbikëqyrjen e operatorëve të telekomunikacionit, si edhe në sigurimin e konkurrencës së ndershme për qytetarët dhe bizneset. Për këtë arsye, zgjedhja e drejtorit të ri shihet si një vendim me ndikim të gjerë, duke bërë që medias dhe opinionit publik t’i tërheqë vëmendje e edhe kritikë rreth mënyrës së zhvillimit të konkursit dhe ndikimit të politikës në këtë institucion.

Në këto rrethana, procesi për zgjedhjen e drejtuesit të Agjencisë për Komunikime Elektronike mbetet i hapur dhe në pritje të vendimit përfundimtar, ndërsa interesimi publik për transparencë, profesionalizëm dhe respektim të ligjit vazhdon të jetë temë diskutimi në media.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonia e Veriut synon ndërtimin e tre termocentraleve të tjera me gaz
Next Article Besim Hoda paralajmëron parti te re politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?