By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestroi dosjen e tenderit me vlerë 400 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestroi dosjen e tenderit me vlerë 400 milionë euro
Shqipëri

Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestroi dosjen e tenderit me vlerë 400 milionë euro

admin
Last updated: 27/02/2026 23:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dosjen e tenderit të projektit për ndërtimin e portit në Porto Romano, raporton TopChannel. Burimet bëjnë të ditur se disa javë më parë, SPAK ka dërguar një kërkesë te institucionet shtetërore për të marrë të gjithë praktikën e ndjekur për tenderin 400 milionë euro.

Hetimi ka nisur për dyshime për shkelje të ligjit të prokurimit dhe për mosrespektim të parimeve të barazisë në garë mes operatorëve ekonomikë.

SPAK po verifikon nëse kriteret ligjore janë zbatuar në mënyrë korrekte gjatë gjithë procesit të tenderimit.

Shpallja e fituesit për projektin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano që ishte premtuar për në datën 31 Janar u shty, teksa kompania qipriote Archiridon ka mbetur e vetme në garë deri tani.

Shtyrja e afatit, nga 31 janar që pati deklaruar ish-ministrja Balluku, në procedurën e prokurimit për ndërtimin e “Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I” deri më 9 Mars u bë pas një kërkese zyrtare të operatorit të vetëm të kualifikuar në fazën finale të garës.

Bashkimi i operatorëve “ARCHIRODON CONSTRUCTION (OVERSEAS) COMPANY LIMITED – DEME DREDGING NV – SOCIETÀ ITALIANA DRAGAGGI S.P.A.” pati kërkuar në Sistemin e Prokurimit Elektronik shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertës, me argumentin se i nevojitej kohë.

Sipas operatorit të vetëm të mbetur në garë, kërkesa për shtyrje të dorëzimit të ofertës ishte “për të paraqitur një ofertë teknike dhe tregtare gjithëpërfshirëse dhe të studiuar me kujdes, duke analizuar të gjitha aspektet e tenderit, përfshirë punimet e përmirësimit të tokës dhe rikuperimit, që kërkojnë kohë të konsiderueshme për koordinim me nënkontraktorët tanë të specializuar dhe furnitorët lokalë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm të alternativave për sigurimin e materialeve dhe shërbimeve si dhe rritjen e përmbajtjes vendore“.

Projekti për Portin e Ri Tregtar në Porto Romano kap vlerën e rreth 392 milion lekë pa TVSH dhe financohet nga buxheti i shtetit.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nesër protesta e opozitës, Ambasada Amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë
Next Article Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?