By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Kështu diskriminohen studentët shqiptarë në procesin e punësimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Kështu diskriminohen studentët shqiptarë në procesin e punësimit
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Kështu diskriminohen studentët shqiptarë në procesin e punësimit

admin
Last updated: 03/04/2026 12:09
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Çështja e punësimit është e ndërlidhur ngushtë me perspektivën e ndërtimit të ardhmes brenda vendit. Të gjithë flasin e përdorin kauza për të ardhmen e të rinjve, por të paktë janë që marrin hapa konkret në këtë drejtim. 

Një problem shumë serioz dhe i heshtur për shumë vite doli në sipërfaqe. 

Kriteri i përdorur nga metoda e tashme në fuqi për poentimin e studentëve të vendit të cilët konkurojnë për punësim në sektorin publik varësisht se në cilën fakultet ka diplomuar studenti(ja), menjëherë dobëson dukshëm gjasat e atyre që vijnë nga Universiteti i Tetovës, « Nënë Teresa » e UEJL për t’u punësuar në sektorin publik të vendit.

Këtë mënyrë diskriminimi të studentëve shqiptarë gjatë procesit të punësimit e shpalosi para publikut mbrëmë Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, shkruan Zhurnal.mk.

Punësimi është nevojë, diskriminimi është pengesë  

Muhamed Krasniqi e përshkroi situatën si një problem serioz dhe të dhembshme. Ai sqaroi se diskriminimi ndodhë kryesisht ndaj studentëve që kanë studiuar në gjuhën shqipe.

“Që nga momenti i parë kur ka shkuar në atë Agjenci, kam vërejtur një anomali, nja paqartësi dhe një absurditet që është ligjor dhe diskriminues dhe që kryesisht e diskriminon komunitetin shqiptar, apo studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare shqipe. Dhe për mua është shumë brengë e madhe. Dhe nuk e di cilat janë arsyet dhe cilat mund të jenë përfitimet nga heshtjet që janë bërë përballë kësaj padrejtësie sistematikë, ku që në fazën e parë të konkurrimit dhe të aplikimit bëhet një padrejtësi në bazë të koeficienteve të universiteteve. Ky koeficient është shumë i madh, diskrepanca është katër ndaj një”, deklaroi Krasniqi për Debat në « Shenja ». 

Koeficientët nga mjet vlerësues në diskriminues   

Lista e Shangait e njohur edhe si Renditja Akademike e Universiteteve Botërore (ARWU), vlerëson institucionet e arsimit të lartë bazuar në arritjeve kërkimore përmes gjashtë treguesve. 

Këta përfshijnë numrin e fituesve të Çmimit Nobel dhe Medaljes Fields midis ish-studentëve dhe punonjësve, numrin e studiuesve më të cituar, punimet e botuara në revistat Nature dhe Science, si dhe punimet e indeksuara në bazat kryesore të citimeve. Çdo tregues ka peshën e vet, dhe universiteti më i renditur merr 100 pikë, ndërsa vendosja e të tjerëve llogaritet si përqindje e atij rezultati.

Që nga qershori i vitit që lamë pas, Universiteti më i mirë nga Maqedonia e Veriut“Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) nuk renditet më as në listën e 2,000 universiteteve më të mira në botë, të krijuar nga Qendra për Renditjen Botërore të Universiteteve (CWUR) nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Vitin 2023, UKIM ishte në vendin e 1990-të në këtë listë.

Pra, dy vite të tëra asnjë nga universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk bënë pjesë në listën e Shangait, e sipas paraqitjeve publike të profesorëve universitar nga Universiteti i Tetovës pothuajse për tetë vite me radhë as që është bërë vlerësimi i duhur. Por, edhe përkundur këtij realiteti, sërish Universiteti « Shën Kirili dhe Metodij » kryeson brenda vendit dhe kur vjen momenti i punësimit apo procesi i filtrimit studentët që nuk studiojnë në « Kirill dhe Metodij » trajtohen si të dorës së dytë, tretë e kështu me radhë. 

Pikët sipas universitetit

Pra, sipas Ligjit për nëpunës administrativë, punësimi i administratorëve të rinj varet nga diplomimi i tyre në cilin universitet me sa pikë vlerësohet. Pra, sipas asaj që ka thënë publikisht Zëvendësdrejtori Agjencisë për Administratë si organi kryesor për gjithë procesin e punësimit, studentët e Kirilit vlerësohen me katër pikë derisa studentët që studiojnë në Universitete të tjera me nga 1 pikë, 1.5, e kështu me radhë.

Kujtojmë që, çështja e punësimit ka qenë e ndjeshme dhe problematike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gjithherë, dhe në faza të ndryshme po ndryshon edhe mënyra e rregullimit të këtij procesi. 

Deri para dy viteve punësimi është rregulluar me mekanizmin e njohur “balancuesi”.

Me ardhjen e qeverisë së re në qershor 2024, ky mekanizëm i shfuqizua në emër të sjelljes së një Ligji të ri për « përfaqësim të drejtë » dhe adekuat. Por, ende ky ligj është në procedurë dhe nuk është dërguar në Kuvend. 

Deri në këto momente thuhet që punësimi zgjidhet me marrëveshje politike, ndërkaq për pozicione të tjera përmendet meritokracia, dhe natyrisht aty bënë pjesë edhe kjo formë e diskriminimit përmes rangimit të universiteteve. argument.mk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A do të bëhet Salah futbollisti më i paguar në botë nga vera? Ja sa do të fitojë ai në klubin e ri
Next Article Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?