By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet e derivateve të naftës, Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çmimet e derivateve të naftës, Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret
Kosovë

Çmimet e derivateve të naftës, Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, propozimi i opozitës për TVSH-në dhe akcizën pa plan konkret

admin
Last updated: 03/04/2026 12:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill, argument.mk/ – Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, tha se qeveria ka ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme për çmimet e derivateve të naftës, derisa pati kritika edhe për qeveritë e kaluara, raporton Ekonomia Online.

Hajdari tha se propozimi i opozitës për ulje të përkohshme të TVSH-së dhe akcizës po bëhet pa plan konkret.

“Po propozohet pra ulja e përkohshme e TVSH-së ose akcizës, subvencionimi i sektorëve më të ndjeshëm përfshirë bujqësinë dhe prodhimin, si dhe mbështetje për transportin publik dhe më shumë, por pa asnjë plan se si do të kompensohen ato. Le ta themi qartë: kjo mund të tingëllojë mirë për ju në aspektin partiak, ju deputetë të opozitës, por është ekonomikisht e papërgjegjshme dhe politikisht populiste. Këto të hyra publike nuk janë abstrakte. Këto të hyra nga buxheti i shtetit janë paga për mësuesit, për mjekët, investime në infrastrukturë, mbështetje për familjet dhe për bizneset. Pra, pyetja është shumë e thjeshtë: Për rritjen e çmimeve të naftës, i bartur nga inflacioni për shkak të krizave gjeopolitike, a jemi gati t’u themi qytetarëve se do të ulet mbështetja për familjet dhe bizneset dhe do të shkurtohen shërbimet publike për një masë që nuk garanton as ulje reale të çmimeve të produkteve të naftës?

Sepse le ta sqarojmë edhe këtë: Ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, me qeverisjen tonë, kemi ndërhyrë aty ku duhet. Kemi formalizuar tregun e naftës, kemi eliminuar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto janë masa që japin efekt real dhe afatgjatë“, tha Hajdari.

Ajo gjithashtu adresoi kritika ndaj qeverive të kaluara, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka ndërmarrë hapat e duhur karshi kësaj çështjeje.

“Të nderuar deputetë, të dashur qytetarë, në fillim të mandatit tonë qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, ne u përballëm me një realitet të vështirë të trashëguar nga ju, qeverisjet e kaluara. Keqpërdorimi dhe korrupsioni kishin zënë vend thellë në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si në publik ashtu edhe në privat. Këto dukuri nuk ishin të rastësishme; ato ishin të lidhura ngushtë me interesa të ngushta, me grupe dhe monopole të afërta me politikën që për vite me radhë kishin penguar zhvillimin e tregut të lirë dhe konkurrencën e drejtë.

Gjatë pesë viteve të fundit dhe në vazhdim, ne kemi ndërmarrë hapa konkretë për të identifikuar dhe eliminuar këto praktika të dëmshme. Kemi punuar për të krijuar një ambient ku të gjitha bizneset kanë mundësi të barabarta, ku konkurrenca është e drejtë dhe ku zhvillimi ekonomik është i qëndrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve. Një nga shembujt më domethënës i këtij transformimi është pra sektori i naftës. Për më shumë se një dekadë, ligji i naftës kishte mbetur në pritje për miratim. Arsyeja ishte e qartë: lidhjet e forta me interesat monopoliste që përfitonin nga mungesa e rregullimit të tregut dhe transparencës“, tha ajo.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM dorëzon nismë në Kushtetuese kundër Ligjit për Punë të Brendshme
Next Article Po kryhen kontrolle në Shkup dhe qytete të tjera! Prokuroria kërkon paraburgim për një 31-vjeçar, dyshohet për shpërndarje të pornografisë me të mitur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?