By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tetova shndërrohet në kryeqendër të bashkëpunimit: Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Tetova shndërrohet në kryeqendër të bashkëpunimit: Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare
Maqedoni

Tetova shndërrohet në kryeqendër të bashkëpunimit: Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Unionit të Bashkive Shqiptare

admin
Last updated: 03/04/2026 18:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 03 Prill, argument.mk/ – Komuna e Tetovës sot ishte nikoqire e mbledhjes së Unionit të komunave shqiptare në rajonin e Ballkanit.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami informoi se në këtë takim pati diskutime me qëllim që të shqyrtohen prioritetet  punuese për vitin 2026.

“Temë diskutimi ishte realizimi i projekteve me interes të përbashkët. Tetova është pjesë e realizimit të projekteve të këtilla. Do të thotë me mbështetje të Unionit në Tetovë do të realizohet Qendra inovative për të rinj, ku të rinjtë nga Tetova dhe nga rajoni më i gjerë i Tetovës nga komunat e tjera që gravitojnë, do të mund t’i shprehin kapacittet e veta inovative në pjesën e teknologjive të reja. Me këtë do të kontribuojmë që të rinjtë tanë të jenë të përgatitur për tregun e punës”, deklaroi Kasami.

Sipas kryetarit të komunës së Tetovës, u bisedua edhe për bashkëpunimin në qytete me ndihmën e fondeve të BE-së për bashkëpunim tejkufitar.

“U bisedua për projekte të tjera rajonale, posaçërisht në pjesën e aplikimeve të projekteve, projekte tejkufitare të BE-së, si dhe projekte të tjera në fushën e zhvillimit të turizmit, kulturës dhe projektte tët jera në interes të përbashkët të qytetarëve nga komunat të cilat janë pjesë e këtij unioni”, tha Kasami.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, vëmendja kryesore u përqendrua te Strategjia Afatmesme 2027–2028 dhe prioritetet e punës për vitin aktual. Diskutimet u fokusuan në tri shtylla kryesore:

Integrimi Evropian: Përafrimi i standardeve të qeverisjes lokale me ato të Bashkimit Evropian.

Thithja e Investimeve: Rritja e kapaciteteve teknike të komunave për të aplikuar dhe implementuar projekte ndërkufitare të financuara nga fondet e BE-së.

Ekonomia dhe Turizmi: Promovimi i një pakete të përbashkët turistike që lidh trashëgiminë kulturore të të gjitha trevave shqipfolëse.

Asambleja mbylli punimet me një zotim të përbashkët për të intensifikuar shkëmbimin e përvojave në sferën e urbanizmit, mjedisit dhe kulturës, duke e parë Unionin si një aktor kyç në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina përmirëson “kanalin e kthimit“ për tregtinë elektronike ndërkufitare me kthimin ndërkrahinor
Next Article Enti i Statistikave nis përgatitjet për regjistrimin e popullsisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?