By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Kosovë

Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes

admin
Last updated: 03/04/2026 22:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 3 prill argument.mk/ – Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka folur rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Ai tha se Kosova tash e një kohë është në një krizë të brendshme politike.

“Jemi në krizë të brendshme, jemi mbyllur në krizën e brendshme politike. E dimë që jemi në orët e fundit të mandatit të presidentes së Republikës së Kosovës dhe fillimit të krizës së re për zgjedhjen e presidentit e cila ka me prekë edhe ekzekutivin edhe jetën e qytetarëve”, tha Haziri në rubikon.

Tutje, ai tha se synimi i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti i kaluar ishte që në vendin e ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit të caktohej një përfaqësues nga kjo parti.

“Prej 9 shkurtit është synuar ushtrimi i detryës me një përfaqësues të Vetëvendosjes në Presidencë, ky ka qenë synim që tash po del, po faktohet. Kriza e vitit të kaluar me zgjedhjen e kryetares e cila arriti me u zgjedh me një proces të ri zgjedhor përmes 28 dhjetorit dhe synimi ka qenë që në këtë kohë kur të vjen, kur të mungon Vjosa Osmani, Albulena Haxhiu me ushtru detyrën e presidentes dhe me menaxhu një proces të caktuar”.

Haziri tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ishte shprehur e hapur për bashkëpunim, megjithatë sipas tij Kurti nuk kishte folur asnjëherë për emër të përveçëm për çështjen e presidentit.

“Tani ne jemi ofru me bashkëpunu si LDK në procese politike, me ne Kurti nuk ka folur asnjëherë për emra të përveçëm për president dhe nuk ka fol asnjëherë për ndarjen e ekzekutivit. Ne kemi ndërtu bashkëpunim për proces politik në rastin e zgjedhjes së presidentit në kalendarin që Kurti e ka imponu.

Në fund, Haziri konfirmoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të takohet të hënën me kryeministrin e vendit, Albin Kurti për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

“Jemi në një rrethanë kur të hënën e ardhshme Abdixhiku do të takohet paradite me Kurtin për të biseduar për procesin e ri për rifillimin e procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit”, përfundoi Haziri.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konsolidimi i tokës, mundësi për prodhim bujqësor dhe biznese konkurruese
Next Article Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmimin e benzinës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?