By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çështja e jurisprudencës, VLEN: Po punojmë për zgjidhje, ndërsa BDI derdh “lot krokodili” për problemet e lëna pas dore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çështja e jurisprudencës, VLEN: Po punojmë për zgjidhje, ndërsa BDI derdh “lot krokodili” për problemet e lëna pas dore
MaqedoniTOP LAJM

Çështja e jurisprudencës, VLEN: Po punojmë për zgjidhje, ndërsa BDI derdh “lot krokodili” për problemet e lëna pas dore

admin
Last updated: 05/04/2026 10:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars, argument.mk/ – VLEN akuzon se BDI po përpiqet të shfrytëzojë politikisht një çështje që, sipas tyre, vetë e ka lënë të pazgjidhur gjatë kohës sa ishte në pushtet. Nga kjo parti theksojnë se, gjatë pothuajse dy viteve në opozitë, BDI ka përdorur edhe shqetësimet e studentëve për interesa politike, ndonëse nuk ka arritur t’i adresojë ato kur kishte përgjegjësi qeverisëse.

“Për këto gati dy vite në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet politike, madje edhe shqetësimet e studentëve. Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng.

E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë. Njëkohësisht, është për t’u habitur se si, gjatë 20 viteve pushtet të BDI-së, kur arsimi u nëpërkëmb dhe shumë padrejtësi mbetën pa zgjidhje, nuk u pa as edhe një protestë. Sidoqoftë, na vjen mirë që sot, me VLEN-in në qeveri, studentët dhe shoqëria në përgjithësi flasin më lirshëm dhe i artikulojnë hapur kërkesat e tyre. Kjo është dëshmi e një klime tjetër politike”, thonë nga VLEN.

Sipas tyre, të diplomuarit në juridik, të cilët synojnë ta japin provimin e jurisprudencës, kanë zhvilluar takime, vërejtjet e tyre janë dëgjuar dhe tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje sistemore.

VLEN njofton se është formuar një grup pune me ekspertë, i cili po shqyrton aspektet juridike dhe institucionale për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për këtë çështje. Sipas tyre, problemet e trashëguara nuk zgjidhen me deklarata politike, por përmes angazhimit konkret dhe vendimeve të përgjegjshme.

Në fund, nga kjo parti theksojnë se, ndryshe nga BDI, e cila sipas tyre manipulon me problemet, VLEN është e përkushtuar për t’i zgjidhur ato, duke përmendur edhe raste të tjera që pretendojnë se janë adresuar gjatë qeverisjes së tyre.

“Padrejtësitë që i lanë zvarrë për vite nuk zgjidhen duke derdhur lot krokodili, por me punë, përgjegjësi dhe vendime konkrete.

Ky është dallimi mes nesh dhe tyre. BDI manipulon me problemet që vetë i ka krijuar, ndërsa VLEN punon për t’i zgjidhur ato. Ashtu siç zgjidhëm edhe çështje të tjera që ata i lanë peng, sikurse problemin e medresantëve, edhe këtë çështje do ta zgjidhim”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot mot me diell dhe temperatura deri në 22°C
Next Article LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?