By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ulen akcizat për karburantet, TVSH prej 10 për qind do të vazhdojë deri në fund të gjendjes së krizës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ulen akcizat për karburantet, TVSH prej 10 për qind do të vazhdojë deri në fund të gjendjes së krizës
MaqedoniTOP LAJM

Ulen akcizat për karburantet, TVSH prej 10 për qind do të vazhdojë deri në fund të gjendjes së krizës

admin
Last updated: 05/04/2026 13:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill, argument.mk/ – Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot një paketë masash urgjente për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë, si pasojë e krizës globale dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve, ai theksoi se Qeveria nuk do të presë përkeqësimin e situatës, por po vepron në mënyrë proaktive për të mbrojtur standardin e jetesës.

Sipas vendimeve të miratuara në seancën e sotme të jashtëzakonshme, TVSH-ja për karburantet do të mbetet e ulur nga 18% në 10% deri në fund të gjendjes së krizës, e paraparë rreth datës 20 prill. Po ashtu, akciza për dizelin ulet për 4 denarë për litër, ndërsa benzina pa plumb 95 dhe 98 do të ulen për 2 denarë për litër, transmeton argument.mk/.

Masat përfshijnë edhe zbritje shtesë, të arritura pas marrëveshjes me kompaninë OKTA, të cilat do të vlejnë deri në fund të muajit prill. Sipas kësaj marrëveshjeje, dizeli do të jetë më i lirë për 3 denarë për litër, ndërsa benzina për 2 denarë për litër.

Kryeministri theksoi se këto ndërhyrje pritet të amortizojnë rritjen e mundshme të çmimeve dhe në disa raste të sjellin edhe ulje krahasuar me javën e kaluar.

Ai bëri të ditur se konsumi i karburanteve ka arritur nivele rekord, rreth 2 milionë litra në ditë, si rezultat i rritjes së kërkesës, përfshirë edhe qytetarë nga vendet fqinje.

Nga Qeveria sigurojnë se nuk ka mungesë furnizimi dhe se nuk priten masa kufizuese.

“Qëllimi ynë është i qartë – stabilitet, siguri dhe mbrojtje e standardit të qytetarëve,” deklaroi Mickoski, duke shtuar se institucionet po e monitorojnë nga afër situatën dhe janë të gatshme të ndërmarrin masa të reja nëse paraqitet nevoja.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të pengojë mbështetjen për Ukrainën
Next Article Tetova pa Karnavalet Ilire këtë vit për shkak të mungesës së fondeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?