By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: Protesta studentore është alarm për politikën, kërkohen zgjidhje të plota për çështjen e gjuhës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: Protesta studentore është alarm për politikën, kërkohen zgjidhje të plota për çështjen e gjuhës
Maqedoni

Izet Mexhiti: Protesta studentore është alarm për politikën, kërkohen zgjidhje të plota për çështjen e gjuhës

admin
Last updated: 05/04/2026 18:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill argument.mk/ – Në një mesazh të fortë publik, Izet Mexhiti ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet politika gjuhësore në Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar atë si të paplotë dhe të pamjaftueshme për një shtet multietnik.

Sipas tij, në shtete me përbërje të larmishme etnike, përgjegjësia kryesore bie mbi elitën politike dhe shoqërore që të ndërtojë politika të qëndrueshme ligjore dhe institucionale, të cilat pasqyrojnë realitetin multietnik dhe frymën e diversitetit në çdo segment të shoqërisë.

Mexhiti thekson se ligji aktual për gjuhët është “gjysmak”, duke paralajmëruar se zgjidhjet e pjesshme prodhojnë pasoja të pjesshme dhe nuk adresojnë problemin në thelb.

Në këtë kontekst, ai e sheh protestën e paralajmëruar studentore si një moment kyç për reflektim dhe ndërgjegjësim.

“Protesta e nesërme nuk duhet parë si akt politizimi, por si një thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë, që të kontribuojnë në ndërtimin e zgjidhjeve më të mira ligjore dhe politikave afatgjata,” thekson ai.

Sipas Mexhitit, protestat studentore historikisht kanë shërbyer si sinjal alarmi për problemet shoqërore, të cilat institucionet dhe politika kanë detyrim t’i trajtojnë në mënyrë të plotë dhe të përgjegjshme.

Ai apelon që në vend të retorikës politike, të ketë një qasje serioze dhe gjithëpërfshirëse ndaj çështjes së gjuhës, në mënyrë që të sigurohet barazi reale dhe funksionale për të gjithë qytetarët.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin
Next Article Linja e parë e trenit urban do të jetë gati deri në shtator, dy të tjerat në fund të 2027
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?