By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Linja e parë e trenit urban do të jetë gati deri në shtator, dy të tjerat në fund të 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Linja e parë e trenit urban do të jetë gati deri në shtator, dy të tjerat në fund të 2027
Maqedoni

Linja e parë e trenit urban do të jetë gati deri në shtator, dy të tjerat në fund të 2027

admin
Last updated: 05/04/2026 20:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 prill argument.mk/ – Nga 1 shtatori pritet të vihet në përdorim linja e parë e Trenit Urban nga Zelenikova deri te Qendra Transportuese Shkup, me gjatësi 25 kilometra. Këtë e paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski, i cili tha se paraprakisht do të kryhen testime. Për dy linjat e tjera do të shpallet një tender për të shkurtuar afatin për përfundimin e plotë të këtij projekti për më pak se një vit. Ai theksoi se dinamika e punimeve është e mirë dhe të tre linjat do të jenë funksionale në fund të vitit 2027.

Linja e parë që shkon nga Zelenikova përmes Draçevës, Novo Lisiçes, Kisella Vodës, Aerodromit dhe stacionit të ri hekurudhor është në 65%, që është në përputhje me planin dinamik dhe presim që deri në muajin qershor ajo të përfundojë, më pas vijon një periudhë testimi dhe qëllimi ynë është, dhe atë qëllim do ta arrijmë, që më 1 shtator me fillimin e vitit shkollor të fillojë të funksionojë Treni Urban”, tha Aleksandar Nikoloski.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë”, Sinisha Ivanovski, tha se sipas mënyrës se si po zhvillohen punët pret që gjithçka të përfundojë brenda afateve të parashikuara, ndërsa aktualisht po zëvendësohen traversat e vjetra.

“Po punohet në zëvendësimin e traversave të amortizuara prej druri, të cilat datojnë diku nga viti 1959, nga 63-ta apo 69-ta, të cilat ishin në gjendje shumë të keqe dhe të pavolitshme. Po ashtu, në këtë moment në këtë segment po i zëvendësojmë me traversa betoni, të cilat ishin rezerva në ndërmarrje nga para një ose dy dekadash, vendosëm t’i shfrytëzojmë në këtë segment. Do të arrijmë lëvizje me shpejtësi të projektuar diku deri në 80 dhe 90 kilometra në orë, në krahasim me tani ku shpejtësia është 20 deri në 30 në orë”, deklaroi Sinisha Ivanovski.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, theksoi se me projektet Treni Urban, më pas BRT dhe 100 autobusët e rinj, do të përmirësohet ndjeshëm transporti publik në Shkup.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti: Protesta studentore është alarm për politikën, kërkohen zgjidhje të plota për çështjen e gjuhës
Next Article Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Trump hiq dorë nga ultimatumi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?