By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk ka vend për panik, por për vigjilencë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk ka vend për panik, por për vigjilencë
Shqipëri

Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk ka vend për panik, por për vigjilencë

admin
Last updated: 05/04/2026 22:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 prill argument.mk/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e sigurisë në Shqipëri në kontekstin e zhvillimeve ndërkombëtare.

Për Euronews Albania, Ambasada thekson se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioritet kryesor.

“Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë sesa siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë. Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë. Ambasada e SHBA vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë për çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të Shqipërisë. Do të ofrojmë më shumë informacion sapo ai të bëhet i disponueshëm,” thuhet në reagim.

Seksioni i Marrëdhënieve me Publikun i Ambasadës Amerikanë në Tiranë thekson se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare është kyç për të menaxhuar çdo rrezik dhe për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, lidhur me paralajmërimin që Ambasada e SHBA-së kishte dërguar disa ditë më parë për të informuar qytetarët mbi masat e sigurisë dhe rreziqet e mundshme nga Irani.

Në deklaratën e tij të plotë, Ministri Nufi thekson:

“Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së është një njoftim në kuadër të praktikave standarde, i shpërndarë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera, dhe nuk duhet interpretuar si arsye për panik. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që ne nuk po e trajtojmë me seriozitetin maksimal”.
“Institucionet tona të sigurisë janë në ndjekje të vazhdueshme të çdo informacioni, ndërsa shërbimet operative dhe inteligjente bashkëpunojnë çdo ditë për identifikimin dhe neutralizimin e çdo rreziku potencial, në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë. Shqipëria mbetet në komunikim të përhershëm me qeverinë e SHBA-së dhe me strukturat partnere për çdo zhvillim që lidhet me sigurinë”.

“Dua të theksoj se nuk ka vend për alarm, por ka vend për vigjilencë, profesionalizëm dhe bashkërendim institucional. Sistemi ynë i sigurisë është i angazhuar plotësisht për garantimin e rendit dhe mbrojtjen e qytetarëve në çdo hapësirë publike. Shqipëria është e sigurt, edhe falë faktit që është pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë, NATO, dhe ne do të vijojmë të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, ka deklaruar tutje Nufi.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhurnal mëson / Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, drejt formimit të një partie të re politike?
Next Article Impianti i Kasharit, “gropa” që përpiu miliona euro dhe helmoi Lanën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?