By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?
Shqipëri

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

admin
Last updated: 05/04/2026 23:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 prill argument.mk/ – Policia në Shqipëri njoftoi mëngjesin e sotëm se një i dënuar për dhunë në familje ka vdekur në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak.

Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit të këtij viti, raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

Vetëm dy ditë më parë, më 3 prill, një tjetër i paraburgosur, Medat Spahiu, humbi jetën po në të njëjtin repart, si pasojë e një embolie pulmonare.

Ndërsa më 30 mars, i dënuari me burgim të përjetshëm Hysni Qamil Repaj u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë pas përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Më herët, më 20 mars, një 41-vjeçar i arrestuar për një vepër të lehtë penale ndërroi jetë në Bllokun e Sigurisë në Tiranë. Autoritetet thanë se dyshohet për shkaqe natyrale, por hetimet vijojnë.

Ndërkohë, rasti i parë në këtë seri daton më 25 janar, kur një i ri 20-vjeçar humbi jetën në burgun e Shkodrës.

Pesë vdekje në një periudhë kaq të shkurtër kanë ngritur dyshime se çfarë po ndodh në burgje, kryesisht me ata që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe nëse ata marrin brenda qelive trajtimin e duhur mjekësor, teksa vuajnë dënimin.

Deri tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë një reagim të plotë që të lidhë të gjitha këto raste, por hetimet për secilin prej tyre janë në vijim.

5 Prill

I dënuari Hajri Ramazan Robi ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Reanimacionin Qendror, si pasojë e arrestit kardio-respirator.

3 Prill

Rreth orës 14:10, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.

30 Mars

Rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës.

20 Mars

Rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

25 Janar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër./TopChannel

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg / Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur
Next Article Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?