By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga emigracioni në agroturizëm, Reçi: Kthehuni në Shqipëri, i keni të gjitha mundësitë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga emigracioni në agroturizëm, Reçi: Kthehuni në Shqipëri, i keni të gjitha mundësitë
Shqipëri

Nga emigracioni në agroturizëm, Reçi: Kthehuni në Shqipëri, i keni të gjitha mundësitë

admin
Last updated: 06/04/2026 09:35
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 prill argument.mk/ – Pas disa vitesh që kaloi në Greqi, Esat Reçi vendosi të rikthehej në vendlindjen e tij, në Kurbin. Dikur i angazhuar në sektorin e ndërtimit, sot ai është një nga shembujt e sipërmarrësve që po investojnë në agroturizëm, duke e kthyer shtëpinë e trashëguar nga gjyshërit në bujtinën që sot po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

E vendosur mes kodrave të gjelbra të Kurbinit, agroturizmi “Lahuta e Vjetër” përfaqëson një investim të kuruar me finesë në çdo detaj, nga arkitektura tradicionale e ndërtesës deri te kuzhina autentike. Sot, ai është shndërruar në një destinacion tërheqës dhe mikpritës për turistët vendas dhe të huaj, që kërkojnë të përjetojnë natyrën, traditën dhe shijet e vërteta shqiptare.

Esati tregon se, vendimi për tu rikthyer dhe për të ndërmarrë këtë investim nuk ishte i lehtë. “Por ajo që më shtyu ishte mënyra e jetesës dhe potenciali që ka vendi im. Këtu kam gjithçka: natyrën, traditën dhe mundësinë për të ndërtuar diçka autentike”, tha ai.

Përpara se të hidhte hapat e parë, ai kaloi disa vite duke studiuar modele të suksesshme agroturizmi, veçanërisht në rajonin e Toskanës në Itali, për të ndërtuar një koncept të qëndrueshëm dhe autentik.

Hapat e parë ishin vreshtat me fidanët autoktonë dhe krijimin e një kantine për prodhimin e verës dhe rakisë, produkte që sot janë të certifikuara në treg. Projekti u zgjerua duke përfshirë akomodimin dhe shërbimet e restorantit, duke krijuar një cikël të mbyllur që lidh prodhimin bujqësor me turizmin.

Sot, në vitin e tretë të aktivitetit, “Lahuta e Vjetër” ofron më shumë se një qëndrim të thjeshtë. Vizitorët përjetojnë jetën rurale përmes gatimeve tradicionale si flija e përgatitur në saç apo djathi i shtëpisë, ndërsa mund të marrin pjesë në aktivitete të përditshme si mbledhja e produkteve në sera, kujdesi për bagëtitë apo shëtitjet në natyrë. Ambientet janë të përshtatura për familje dhe grupe që kërkojnë qetësi larg ritmit të qytetit.

Megjithatë, sfidat nuk kanë munguar. Sigurimi i financimeve dhe përmirësimi i infrastrukturës kanë qenë ndër pengesat kryesore. Esati thekson se mbështetja nga skemat e financimit dhe kredia e buta përmes Garancisë Sovrane të qeverisë, kanë qenë vendimtare për vijimin e investimit, ndërsa promovimi ka kërkuar kohë dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Sot, agroturizmi i tij frekuentohet nga turistë nga rvende të ndryshme të Evropës, Rajonit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli. Shumë prej tyre e kanë zbuluar këtë destinacion përmes rrjeteve sociale, ku përshtypjet pozitive kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e vizitave.

Një koment i një turisteje angleze, e cila e përshkroi agroturizmin “Lahuta e Vjetër” “mikpritja që më la pa mend”, u bë pikënisje për një fluks të ri vizitorësh nga Mbretëria e Bashkuar, tregon Esati. Ndërkohë, një pjesë e mirë e turistëve vendas dhe të huaj janë kthyer në mysafirë të përhershëm të agroturizmit të tij, duke iu rikthyer vazhdimisht përvojën unike që ofrohet aty.

Esati thotë se, “”Lahuta e vjetër” është agroturizmi i parë në zonën e Kurbinit. Për të ndërtuar këtë strukturë agroturistike ka qenë lodhje e përpjekje e madhe disa vjeçare. Kam qenë ndër emigrantët e parë dhe kam vendosur të kthehem në Shqipëri dhe të punoj në atdheun tim. Nuk është e vështirë për të punuar në Shqipëri. Nuk është më i lehtë kurbeti, emigracioni, je këtu në vendin tënd punohet këtu jetohet këtu. Po të mos punojmë si turistë në Shqipëri, të punojmë si kurse punojmë jashtë vendit. Kthehuni në Shqipëri se të gjithë të mirat keni”, tha Reçi.

Ndërkohë, investimi vijon të zgjerohet me ngritjen e një kompleksi blegtoral për të imtat, duke synuar forcimin e mëtejshëm të ciklit të mbyllur të prodhimit bio dhe të shërbimeve turistike. Paralelisht, Esati ka angazhuar edhe fermerët e zonës, duke mbledhur prej tyre një gamë të gjerë produktesh vendase, si mjaltë, vezë, qumësht, gliko dhe produkte të tjera tradicionale, duke krijuar kështu një rrjet bashkëpunimi që mbështet ekonominë lokale.

Historia e Esat Reçit nuk është një rast i izoluar. Në shumë zona të Shqipërisë, gjithnjë e më shumë familje po kthehen drejt agroturizmit si një mundësi reale për zhvillim ekonomik dhe social. Ky sektor, i mbështetur nga politikat e qeverisë që prej vitit 2018, po gjeneron punësim, po rrit të ardhurat dhe po kontribuon në rigjallërimin e jetës rurale.

Për Esatin, kthimi në fshat nuk është thjesht një investim ekonomik, por një mënyrë jetese. Ai beson se vlera e vërtetë qëndron në krijimin e diçkaje autentike që i shërben jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit përreth.

Historia e tij dëshmon se rikthimi në rrënjë mund të shndërrohet në një hap të sigurt drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i kthjellët në të gjithë vendin
Next Article Nga 10 prilli hyn në fuqi sistemi biometrik për hyrje-dalje në vendet e BE-së, vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?