By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe Kasami iu premton studentëve mbajtjen e jurisprudencës në shqip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe Kasami iu premton studentëve mbajtjen e jurisprudencës në shqip
Maqedoni

Edhe Kasami iu premton studentëve mbajtjen e jurisprudencës në shqip

admin
Last updated: 06/04/2026 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 prill, argument.mk/ – Edhe Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri ndër udhëheqësit e VLEN sot iu premtoi studentëve shqiptarë të juridikut se provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën shqipe.
Duke i përgëzuar studentët për protestën e tyre të sotme, në një deklaratë të tij përmes Facebook, Bilall Kasami, tha se kërkesa e tyre do të zgjidhet.

“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!,” shkroi kreu i Tetovës.
Kasami vazhdoi me akuza ndaj BDI-së lidhur me çështjen e pazgjidhur deri më tash.

“Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë.” tha Kasami.
Përkundër premtimeve të djeshme e të sotme, ende mbetet enigmë se si do të realizohen premtimet ndaj studentëve.
Përderisa studentët sot thanë se ligji aktual për përdorim të gjuhëve ua lejon atyre kalimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, enigma mbetet nëse do të bëhet jurisprudenca në shqip me ligjet aktuale apo do të ketë freskim të ligjit të tashëm të ligjit të jurisprudencës.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Do të rinovoj dhe qëndroj këtu gjatë”, Vinicius Jr gëzon tifozët e Real Madridit
Next Article Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?