By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kusari Lila: Nëse s’do të caktohej marzha për derivatet e naftës, çmimet do të ishin pashmangshëm më të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kusari Lila: Nëse s’do të caktohej marzha për derivatet e naftës, çmimet do të ishin pashmangshëm më të larta
Kosovë

Kusari Lila: Nëse s’do të caktohej marzha për derivatet e naftës, çmimet do të ishin pashmangshëm më të larta

admin
Last updated: 09/04/2026 09:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk – Buxheti i qytetarëve  dita-ditës po rëndohet.

Kjo, për shkak të rritjes së çmimeve në vend, përfshirë këtu edhe derivatet e naftës.

E, për të mos ndodhur kjo edhe më tutje Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila më katër prill ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e caktimit të masës mbrojtëse për produktet e naftës të përdorshme në transport, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës së drejtë dhe të ndershme në tregun vendor, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim është kundërshtuar nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, duke thënë se  është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset, madje sipas tyre disa nga pikat mund të bankrotojnë.

Kusari-Lila në një intervistë për Ekonomia Online ka shpjeguar se përse kanë vendosur që të caktojnë marzhën për derivatet e naftës.

E para e MINT-it tha se kanë bërë përllogaritje të saktë të çmimit të tregtimit me naftën dhe derivatet e saj.

“Ne kemi një përllogaritje të saktë të tregtimit, çmimit të tregtimit me naftën dhe derivatet e saj. Mbi bazën e të njëjtës është bërë edhe vlerësimi i çmimit, gjithësisht është ndërruar metodologjia e përcaktimit të çmimit. Siç e keni parë, kjo parashikon një mesatare të çmimit, një mesatare të peshuar të çmimit në 10 milionë litra të importuar. Kjo është edhe arsyeja pse sot çmimi është 1 cent, gjithësisht kufiri i sipërm është 1 cent më i lartë se i ditës së djeshme dhe arsyeja ka të bëjë me shtimin, gjithësisht vlerësimin e 10 ditëve të fundit, që i bie se para 11 ditëve ka qenë një çmim pak më i ulët se ai i importit të ditës së djeshme, i cili është përfshirë në përllogaritje dhe si rrjedhojë ka dalë edhe ky 1 cent. Megjithatë, duke e parë trendin, unë shpresoj që të hyjmë dhe të fillojmë të hyjmë në një normalitet ku nuk do të ketë më nevojë që të kemi të përcaktuar çmimin si një masë të veçantë dhe të domosdoshme për ruajtjen e konsumatorit dhe tregut, por që do të ketë qarkullim të lirë dhe natyrisht treg të lirë të përcaktimit të naftës dhe derivateve të saj”, tha Kusari Lila.

Ajo tha se nëse marzha nuk do të ishte caktuar çmimet do të rriteshin pashmangshëm.

“Po së pari, ne jemi të bindur që sikur mos të kishim pasur të përcaktuar marzhën dhe pastaj kontrollin e vazhdueshëm të inspektoratit në terren, mundësitë e lëvizjeve të çmimit do të mund të ishin, ose do të ishin pashmangshëm më të larta, siç e kemi parë që menjëherë ditën e parë kur e kemi vendosur ka pasur tendencë të rritjes së çmimit, pa marrë parasysh që në stoqet brenda në Kosovë ka pasur ende derivate me çmim të importuar më të lirë. Prandaj është e domosdoshme si mekanizëm për ruajtjen e interesit të konsumatorit dhe do të mbetet në fuqi përderisa ka kaq shumë luhatje të paparashikueshme në tregjet botërore dhe në bursat ndërkombëtare”, tha Kusari Lila për EO.

Pikërisht në ditën kur edhe u mor ky vendim ministrja Kusari-Lila u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që ta respektojnë këtë vendim.

Sipas saj, çdo shkelje do të trajtohet me masa ndëshkuese, duke përfshirë edhe ndëshkime retroaktive nga Inspektorati i Tregut dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haradinaj: Për 18 muaj, afro 1 miliardë euro për blerje të energjisë elektrike
Next Article Irani thotë se bisedimet e paqes do të ishin ‘të paarsyeshme’ pas sulmeve izraelite
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?