By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Procesi i integrimit vetëm në letër, duhet përfshirja e Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Procesi i integrimit vetëm në letër, duhet përfshirja e Kuvendit
Shqipëri

Tabaku: Procesi i integrimit vetëm në letër, duhet përfshirja e Kuvendit

admin
Last updated: 09/04/2026 11:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk –  Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, i cilësoi sot në Kuvend ndryshimet në Rregullore si shkelje të rënda të bashkëjetesës parlamentare dhe të të drejtave të opozitës.

Sipas Tabakut, ndryshimet e propozuara nga Partia Socialiste janë të njëanshme dhe bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë, e cila sipas saj i ka dhënë të drejtë opozitës.

Ajo shtoi se këto ndryshime cenojnë funksionimin normal të komisioneve parlamentare dhe rolin e opozitës në to. Tabaku nënvizoi gjithashtu edhe mungesën e konsultimit të gjerë për këto ndryshime, duke theksuar se ato kufizojnë hapësirat e opozitës.

“Ndryshimet e rregullores të cilat PD i çoi në GJK me vendim të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë opozitës, janë rasti me flagrant sesi rregullat e bashkëjetesës në këtë Parlament janë shkelur me dy këmbë. Ndryshimet e prezantuar nga PS shkelin edhe të drejtat e komisioneve dhe të kryetarëve të komisioneve të opozitës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër krijojnë superkomisione sikur po ndahen vilajete në Parlament. Nëse Gjykata Kushtetuese do të zbardhë vendimin do të kryejmë një seancë në fund të muajit prill”, u shpreh Tabaku.

“Për ne, ndryshimet e rregullores të njëanshme, që marrin hapësirën e opozitës nuk janë dakordësuar dhe diskutuar në proces të gjerë konsultimi, janë dhe në shkelje të të gjitha parimeve të bashkëjetesës në këtë parlament. Me ndryshimet e rregullores, edhe hapësirat që kanë komisionet që drejtohen nga opozita edhe kjo do të ngushtohet”, tha ajo.

Në vijim, Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e diskutimeve parlamentare mbi raportet ndërkombëtare. Ajo nënvizoi se Kuvendi duhet të fokusohet në çështje thelbësore si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni dhe klima e biznesit, të cilat lidhen drejtpërdrejt me integrimin europian.

“PD ka prezantuar dhe një mocion me debat sa i përket raportit të DASH. Në fakt po del raporti i ri dhe akoma nuk kemi kryer diskutimin për raportin e parë.  Po del raporti i dytë i progresit për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe ne akoma nuk kemi diskutuar për raportin e parë. Më 6 maj Parlamenti Evropian miraton raportin e radhës për procesin e integrimit dhe akoma se kemi kryer diskutimin për raportin e shkuar. Parlamenti duhet të ketë çështje që lidhjen me luftën kundër krimit të organizuar, luftën ndaj korrupsionit, klimën e biznesit që në fund të ditës janë edhe çështje të procesit të integrimit”, tha ajo.

Sipas Tabakut, mungesa e transparencës dhe përfshirjes po dëmton procesin e integrimit.

“Parlamenti ka një vit që nuk merr një raport për integrimin që të diskutohet në komisione të diskutohet në Kuvend dhe i gjithë ky proces është duke u mbajtur jo vetëm burokratik, është duke u mbajtur teknik, i fshehtë, pa gjithëpërfshirje, pa njoftim të parlamentit dhe është e nevojshme që këto çështje parlamenti t’i ketë në rendin e ditës”, vijoi Tabaku.

“Ndodhemi në një udhëkryq të një procesi që po kryhet vetëm në letër, një procesi që nuk ka gjithpërfshirjen e shoqërisë, një procesi që po kryhet pa standarde dhe informimit që duhet të ketë jo vetëm për Parlamentin, por edhe qytetarët”, tha Tabaku.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MINT publikon ‘çmimet tavan’, nafta 1.91 euro dhe benzina 1.47 euro
Next Article Balla: Kemi miratuar 23 ligje të lidhura me integrimin, opozita nuk ka dhënë asnjë votë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?