By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Kemi miratuar 23 ligje të lidhura me integrimin, opozita nuk ka dhënë asnjë votë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Kemi miratuar 23 ligje të lidhura me integrimin, opozita nuk ka dhënë asnjë votë
Shqipëri

Balla: Kemi miratuar 23 ligje të lidhura me integrimin, opozita nuk ka dhënë asnjë votë

admin
Last updated: 09/04/2026 11:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se opozita nuk ka dhënë votën për asnjë prej ligjeve që lidhen me procesin e integrimit europian, që janë miratuar gjatë kësaj legjislature.

Duke replikuar në Kuvend me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Balla bëri të ditur se që prej fundit të shtatorit 2025 në Kuvend janë miratuar gjithsej 23 ligje që përafrojnë legjislacionin me atë të BE-së.

“Do ju jap një fakt. E kemi filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit dhe prej asaj dite kemi miratuara 23 ligje për përafrimin e legjislacionit, në përmbushje të kritereve dhe parakushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në asnjë prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro, e juaja”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, janë 23 ligje që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e PD-së.

“Këto nuk janë ligjet tona, janë detyrime të Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit. E vërteta e madhe për sytë e Brukselit dhe veshët e publikut është se ju nuk keni votuar për asnjë prej tyre. Nëse e doni anëtarësimin sillni propozimet tuaja, por me variantin ‘ose pranojeni këtë, ose ne…’ nuk ka. Nuk e bëjmë dot. Me 83 mandate që na ka besuar populli nuk ka presione”, tha ai.

Balla theksoi se në fakt opozita ka përjashtuar veten nga ky proces, duke mos votuar ligjet, ndërsa propozoi se mocioni me debat për çështjet e Europës mund të zhvillohet në datën 14 maj, kur është edhe Java e Europës.

Lidhur me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Balla tha se nuk është diskutuar për këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve pasi pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese është në shkelje të ligjit të vetë, pasi brenda datës 25 mars duhet të kishte zbardhur vendimin.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Procesi i integrimit vetëm në letër, duhet përfshirja e Kuvendit
Next Article BMW sjell 7 modele të reja në 2026 – lista e plotë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?