By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tabaku: Pr.ligji për portet turistike shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tabaku: Pr.ligji për portet turistike shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit
Shqipëri

Tabaku: Pr.ligji për portet turistike shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

admin
Last updated: 09/04/2026 12:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një prononcimi për mediet përpara nisjes së seancës plenare ku pritet të diskutohet projektligji për portet turistike, ngriti shqetësimin në lidhje me përputhshmërinë e tij me standardet europiane dhe procesin e integrimit.

Tabaku bëri të ditur se i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Europian, autoriteteve të konkurrencës në BE, Parlamentit Europian si dhe delegacionit të BE-së në Tiranë, duke i informuar për shkeljet që, sipas saj, përmban kjo nismë ligjore.

Sipas Tabakut, ndryshimet në ligjin për portet turistike bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe prekin drejtpërdrejt disa kapituj kyç të legjislacionit europian, konkretisht kapitujt 5, 8 dhe 14. Ajo theksoi se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një praktike të përsëritur.

“Ligji për portet turistike është një tjetër ligj me porosi, një ndër dhjetëra të tillë që kanë kaluar në Kuvend, duke mbrojtur interesa të veçanta dhe jo interesin publik,” u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD e cilësoi këtë projektligj si një tregues të qartë të një modeli qeverisjeje problematik, ku asetet publike dhe pronat shtetërore shpërndahen pa garë dhe pa transparencë. Sipas saj, ky model jo vetëm që cenon konkurrencën e ndershme, por kontribuon edhe në varfërimin e mëtejshëm të vendit.

Tabaku theksoi se integrimi nuk mund të reduktohet në plotësim formal kriteresh në letër, por kërkon zbatim real të standardeve në praktikë.

Ajo kujtoi se qeveria shqiptare ka marrë angazhime për pezullimin e ligjit për investimet strategjike, në kuadër të detyrimeve të kapitullit 31 të negociatave me BE-në, ndërkohë që, sipas saj, po ndodh e kundërta, “zgjerimi i privilegjeve për investitorë të caktuar”.

“Në çdo prokurim publik, qoftë edhe për një stilolaps, kërkohet garë dhe procedurë. Ndërsa për pasuritë më të mëdha publike, ato jepen pa garë. Kjo është e papranueshme”, theksoi ajo.

Tabaku tha se miratimi i ligjit me procedurë të përshpejtuar shmang debatet dhe konsultimet e nevojshme.

Deputetja e PD-së i bëri thirrje institucioneve europiane dhe vendeve anëtare që të rrisin vëmendjen ndaj zhvillimeve në Shqipëri, veçanërisht në këtë fazë të hapjes së negociatave.

“Sot është momenti që të ketë më shumë vëmendje për çdo ligj që miratohet në Shqipëri, sepse këto nuk janë thjesht akte ligjore, por prekin drejtpërdrejt procesin e integrimit dhe shtetin e së drejtës”, përfundoi ajo.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Shëtitorja “Taulantia” në Durrës me pamje të re brenda qershorit
Next Article [Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?