By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë
Kosovë

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

admin
Last updated: 09/04/2026 15:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 prill Zhurnal.mk – Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj rritjes dhe mos-uljes së çmimeve të naftës në Kosovë, duke e cilësuar situatën si “absurde” dhe në dëm të qytetarëve.

Sipas saj, çmimet janë rritur menjëherë pas raportimeve për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, por nuk kanë reflektuar rënien e tyre në bursë pas qetësimit të situatës.

“Për t’u rritur çmimi mjafton një lajm, por për t’u ulur duhet ‘kohë’. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar Qeverinë se po e toleron këtë situatë dhe po e shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin e shtetit, duke mos ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas Bajramit, problemi qëndron te mungesa e vullnetit për uljen e taksave, menaxhimi i dobët dhe mungesa e analizës së të dhënave, duke theksuar se institucionet nuk po përdorin informacionet që posedojnë për tregun e naftës.

Ajo ka propozuar disa masa konkrete, përfshirë raportimin ditor të stokut dhe çmimit të importit, reflektimin në kohë reale të çmimeve dhe uljen e TVSH-së dhe akcizës.

“Nafta është burim inflacioni. Nëse nuk stabilizohet çmimi i saj menjëherë, çdo ndihmë pas inflacionit vetëm sa e përkeqëson situatën”, ka theksuar Bajrami, duke shtuar se problemi kryesor mbetet mungesa e vullnetit për veprim.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal
Next Article SHBA i ndihmon Maqedonisë së Veriut me 10 milion dollarë për nxjerrje xehe dhe siguri kibernetike e dixhitale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?