By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nis ndërtimi i kanalizimit në Vranishtë të Strugës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nis ndërtimi i kanalizimit në Vranishtë të Strugës
Maqedoni

Nis ndërtimi i kanalizimit në Vranishtë të Strugës

admin
Last updated: 09/04/2026 15:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 Prill, Zhurnal.mk – Kanë filluar punimet sot për sistemin e kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Vranishtë të komunës së Strugës, vlera e të cilit investim nga qeveria e vendit arrin në afro 1,5 milion Euro (91 milion Denarë), ka njoftuar sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muamet Hoxha.

“Sot, bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, shënuam fillimin e ndërtimit të sistemit të ri të kanalizimit në Vranishtë, një projekt me vlerë mbi 91 milionë denarë, të siguruara kryesisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,” njoftoi Hoxha në një komunikatë përmes Facebook.

Ai tha se më ndërtimin e sistemit të kanalizimit në këtë fshat “përfundimisht i japim fund problemit të ujërave të zeza, mbrojmë tokën dhe ujërat nëntokësore dhe sigurojmë kushte më të mira për qytetarët.”

“Ky projekt infrastrukturor është pjesë e një qasjeje sistematike, të investojmë edhe në vendet më të vogla që për vite me radhë kanë qenë të lëna pas dore dhe pa kushte bazë për një jetë dinjitoze. Sepse një transformim i vërtetë i gjelbër mund të ndodhë vetëm nëse askush nuk mbetet pas,” tha ministri Hoxha.

E nga ana e tij kryeministri tha se në Strugë vazhdojné punimet për “rregullimin dhe modernizimin e rrugës turistike, e cila ka veçori të rëndësishme për ekonominë lokale dhe turistike.”

“Me përpjekje të tilla, krijohen kushte më të mira si për qytetarët ashtu edhe për vizitorët e shumtë. Po punohet edhe në rrugën lokale drejt lagjes Ezerski Lozja [Vreshtat e Liqenit], një projekt që përmirëson drejtpërdrejt cilësinë e jetës së banorëve dhe siguron lidhje më të mirë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndryshimi i konsensusit evropian për Maqedoninë e Veriut do t’i jepte Bullgarisë të drejtën e vetos, thotë Eurodeputeti Iliya Lazarov
Next Article Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?