By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari në OKB: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari në OKB: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë
Shqipëri

Lamallari në OKB: Shqipëria, vend tërheqës për ata që duan të kthehen dhe për të huajt që investojnë

admin
Last updated: 07/05/2026 09:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në New York, ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit që po mbahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në një prej paneleve të diskutimit me temë “Migracioni si forcë krijuese”, ministri Lamallari ndau me të pranishmit rrugëtimin e Shqipërisë dhe qasjen tonë gjithëpërfshirëse ndaj migracionit, lidhur ngushtë me zhvillimet politike, ligjore, ekonomike dhe të sigurisë.

“Pak ditë më parë, në Tiranë u mbajt Samiti i 4 i Diasporës, si një moment celebrimi i angazhimeve të ndërmarra qysh në Samitin e Parë, ku premtuam votën e diaspores dhe ajo sot është realitet. Theksova gjithashtu, se vendi ynë është më tërheqës për të gjithë ata që duan të kthehen dhe kontribuojnë në vendin e tyre, krahas mijëra të huajve të tjerë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, punojnë dhe investojnë në vendin tonë”, shprehet ministri Lamallari.

Më tej gjatë diskutimit ai solli në vëmendje faktin që GDP-ja e Shqipërisë është dyfishuar këto vite dhe se objektivi për fundin e kësaj dekade është që të arrijë vlerën 35 miliardë euro.

“Nga një vend me më pak se 3000 euro për frymë, vendi ynë sot arrin në 11 mijë euro të ardhura për frymë. Ambicia dhe angazhimi i qeverisë shqiptare është që të arrijmë në 15 mijë euro për frymë në fund të kësaj dekade. Forca tërheqëse e një vendi plot mundësi është reflektuar gjithashtu në rritjen e pakrahasueshme të numrit të turistëve në 12 milionë vitin e fundit dhe në rritjen e investimeve të huaja nga 300-400 milionë euro në vit në plot 1,6 miliard të tilla vitin e shkuar. Migracioni, siguria, ekonomia, drejtësia dhe liritë politike janë të pandashme nga transformimi i përditshëm i vendit dhe shoqërisë shqiptare”, tha më tej ministri Lamallari.

Në seancën e nesërme plenare, ku i pranishëm do të jetë edhe të Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ministri Lamallari do të mbajë një fjalë të rastit, me fokus qasjen e Shqipërisë ndaj politikave migratore dhe rolin e saj proaktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë, si një vend që kontribuon për sigurinë e kontinetit.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Livadhet e Ketit në Klos, qindra zambakë të bardhë oaz aromash pranë kryeqytetit
Next Article Rusia u bën thirrje vendeve të huaja të evakuojnë diplomatët nga kryeqyteti i Ukrainës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?