By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kumbaro: Nis zbatimin programi “Pas Shkolle” në shkollat e Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kumbaro: Nis zbatimin programi “Pas Shkolle” në shkollat e Tiranës
Shqipëri

Kumbaro: Nis zbatimin programi “Pas Shkolle” në shkollat e Tiranës

admin
Last updated: 07/05/2026 10:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro deklaroi sot nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka nisur zbatimin programi “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit.

“Nga kjo javë ka nisur pilotimi i programit ‘Pas Shkolle’ dhe pas mbarimit të mësimit, nxënësit përfshihen në aktivitetet e preferuara që nga kërcimi, zejet tek arti pamor dhe bërja e detyrave të shtëpisë”, bën me dije Kumbaro.

Ministrja e Arsimit ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Androkli Kostallari”, një shkollë në periferi të Tiranës, ku programi “Pas Shkolle” ka nisur pilotimin me një numër të përcaktuar nxënësish.

“Suksese nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar të kësaj shkolle që përmes këtij programi edukojnë, argëtojnë dhe nxisin bashkëpunimin në komunitet”, shkruan Kumbaro.

Në videon e postuar nga ministrja Kumbaro, nxënësit shprehen entuziastë dhe të lumtur që tashmë shkolla e tyre është edhe hapësirë për të ushtruar talentet dhe pasionin në fusha të ndryshme si art, sport dhe krijimtari. Për prindërit, kjo është një nismë e mirëpritur dhe në ndihmë të fëmijëve të tyre pas orarit mësimor.

Ministria e Arsimit ka prezantuar më herët programin “Edukimi Pas Shkollor në Shqipëri – Politika, Standarde dhe Modele për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, që synon përmirësimin dhe unifikimin e aktiviteteve jashtë kurrikulare në shkolla, ku ndërthuret përvoja vendase me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke sjellë modele si programi “Shkollat e Shekullit të 21”.

Ky program synon zhvillimin e kompetencave digjitale, mendimit kritik dhe aftësive të nevojshme për kohën.

Programi ‘Pas Shkolle’ aktualisht i pilotuar në 46 shkolla të Tiranës, nuk ka për qëllim vetëm zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollë, por krijimin e një mjedisi të sigurt dhe frymëzues, ku ata mund të zhvillojnë talentet, aftësitë sociale dhe qytetare.

Nisma synon gjithashtu të eliminojë fragmentimin e programeve ekzistuese dhe të krijojë një qasje të strukturuar, duke përfshirë iniciativa si arti dhe zejet, “Toka në shkollë”, ekipet sportive dhe shkolla si qendër komunitare.

Siç ka bërë të ditur më herët dhe Ministrja Mirela Kumbaro, me skemën e re të miratuar nga qeveria shqiptare, është dyfishuar pagesa për orë për mësuesit që do të angazhohen në programin ‘Pas Shkolle’.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rubio në vizitë zyrtare, takime me Papën dhe Melonin
Next Article Dy interpelanca të kërkuara nga opozita në Kuvend
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?