By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?
Shqipëri

“Nuk dua të bëj interpelancë me ty”, Braçe tregon në Kuvend përgjigjen që i ktheu ministri i Bujqësisë: Çfarë e dinë Kuvendin këta?

admin
Last updated: 07/05/2026 11:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Deputeti socialist, Erion Braçe kritikoi sot disa prej institucioneve në vend, përfshi edhe ministrinë e Bujqësisë për mos kthim të përgjigjeve lidhur me disa informacione që kishte kërkuar për interpelancat me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Duke folur në seancë tha si se megjithëse kishte dërguar kërkesat për informacion për çështjen e kafshëve të braktisura, agjencia përkatëse i kishte kthyer një përgjigje që nuk ka kompetencë për çështjen.

“Sot kanë skaduar afatet për kërkesat për informacion me ministrinë e brendshme, bashkinë e Tiranës, me AMF-në, me AKU-në, të gjitha në funksion të një interpelance me ministrin e Brendshëm, dy interpelannca me ministrin e Infrastrukturës dhe një me ministrin e Bujqësisë. Unë e kuptoj që edhe nëpër zyra shteti ka njerëz që nuk duan ta bëjnë punën, por që të kenë këtë mungesë respekti për Kuvendin, është e tepërt”, tha Braçe.

“I jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në kuadër të interpelancës që thashë dhe kam marrë dy përgjigje prej tyre, një prej agjencisë e cila thotë “nuk është kompetencë e imja të kthej përgjigje” dhe një nga ministri që thotë “ nuk dua të bëj interpelancë me ty se nuk e kam kompetencë”. Kam marrë ligjin për shërbimin veterinar që ngarkon ministrinë e Bujqësisë për problematikën që kërkon informacion lidhur me kafshët shoqëruese, të braktisura, shëndetin e tyre dhe mënyrën e trajtimit të tyre”.

“I kam kërkuar të shprehet për kontrollet e ushtruara ndaj organeve të pushtetit vendor. Unë e kuptoj që ka njerëz edhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punë e tyre. Unë jam këtu për të bërë punën time. Në qoftë se kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave nuk u përgjigjet askush, më mirë na thoni të mos bëjmë kërkesë për marrje informacioni, as të mos bëjmë interpelanca. Çfarë e dinë këta Kuvendin e Shqipërisë?”, deklaroi Braçe.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Nëse nuk sjell Edi Ramën këtu, jep dorëheqjen”/ Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit, kryeparlamentari: E njoh Kushtetutën, përdor atë librin që më qëlluat ju seancën e parë
Next Article Trump: Pavarësisht nëse e bëj Papën të lumtur apo jo, Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?