By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musa: VLEN nuk është vetëm parti, por shpresë për ndryshim dhe model i politikës së bashkimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Musa: VLEN nuk është vetëm parti, por shpresë për ndryshim dhe model i politikës së bashkimit
Maqedoni

Musa: VLEN nuk është vetëm parti, por shpresë për ndryshim dhe model i politikës së bashkimit

admin
Last updated: 09/05/2026 19:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 09 maj, Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa, në fjalën e saj në Kongresin e parë të VLEN-it, theksoi se ky organizim politik përfaqëson më shumë se një bashkim formal, duke e cilësuar si një përgjigje ndaj nevojës së qytetarëve për një politikë ndryshe.

Ajo vlerësoi se ky kongres po mbahet në një moment kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë të shohin se politika mund të bashkojë dhe të krijojë shpresë.

“VLEN nuk duhet parë vetëm si rezultat i një marrëveshjeje mes partive. Është përgjigje ndaj një nevoje të kahershme për një subjekt serioz dhe vizionar, që e kupton se përgjegjësia ndaj qytetarit nuk fillon e nuk mbaron ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Musa.

Ajo theksoi se përkundër sfidave dhe periudhave jo të lehta, VLEN ka arritur të ndërtojë besim tek qytetarët, duke u perceptuar si një alternativë më njerëzore dhe më afër tyre.

Musa e cilësoi VLEN-in si një “brand shqiptar” dhe një ide që përfaqëson shpresë për ndryshim, duke shtuar se bashkimi i pesë subjekteve politike në një parti të vetme përbën një moment të rëndësishëm për konsolidimin e faktorit politik shqiptar.

Në fjalën e saj, ajo vuri theks të veçantë edhe te roli i grave në politikë, duke theksuar se një shoqëri nuk mund të ecë përpara nëse nuk shfrytëzon potencialin e plotë të grave.

Deputetja e VLEN-it gjithashtu theksoi rëndësinë simbolike të mbajtjes së kongresit në Dita e Evropës, duke e lidhur atë me aspiratën për një të ardhme evropiane dhe për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Në përmbyllje, Musa u shpreh se sfida kryesore mbetet justifikimi i besimit të qytetarëve, duke shtuar se e ardhmja më e mirë për VLEN-in është ende përpara.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Qoku: VLEN-i lindi si kundërpërgjigje ndaj monopolizimit politik të BDI-së
Next Article Zv.kryeministri i parë, Bekim Sali: Bashkimi i VLEN-it dhe integrimi europian, dy shtylla të së njëjtës rrugë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?